Jakobinët janë rikthyer

“Antiracizmi është shndërruar në një gjykatë revolucionare dhe jemi në vitin 1793”. Një intervistë me Mathieu Bock-Côté.

Në fushën intelektuale Mathieu Bock-Côté zë një vend special: kuebekas, vendoset midis Francës, ku është një prej intelektualëve më të dëgjuar e më të dëgjuar, dhe Amerikës Veriore ku zbulon, në minorancë, kontrollin progresiv ideologjik. Kjo situatë në kapërcyellin midis tri botëve e bën unik refleksionin e këtij sociologu. Libri i tij i ri, i titulluar “La révolution racialiste”, është përshëndetur nga Pascal Bruckner si libri themelor për të kuptuar antiracizmin e ri. “Mathieu Bock-Côté vëren me trishtim se perceptimi i këtyre teorive delirante po zë vend në vendet e vjetra të lodhura të Europës. Dy fenomene e shpjegojnë infiltrimin e racizmit: i pari, erozioni i ndjenjës patriotike. Kur kombi shpërbëhet, nevoja e përkatësisë spostohet mbi identiteti dispersive. Së fundi, valë të përsëritura migratore po kontribuojnë në rikonfigurimin demografik e vendeve tona. Me këtë paradoks: hoqëria pasraciale është parasëgjithash një shoqëri hiperraciale që duhet të punojë aktivisht për ta shpërbërë popullin e vjetër”.

Sipas Guy Sorman, vazhdimi së folurës politikisht korrekt ngatërron, pasi është tashmë një koncept demode, jemi tashmë në një fazë të mëpasme. “Po bëhet më radikal”, thotë Bock-Côté për “Il Foglio”. “Po asistojmë në një përshpejtim të historisë, sikur ndryshimet e mëdha ideologjike e dekadave të fundit t’i zbulonin tani të gjitha pasojat e tyre. Mbi të gjitha, po asistojmë në një rilindje të fanatizmit, deri të një mesianizmi të caktuar, në shoqëritë perëndimore, i ndriçuar nga ajo që e quaj “zbulim diversitar”, që nënkupton të çlirohen shoqëritë tona nga errësira. Për lëvizjen woke, që është një e majtë e re radikale e dalë nga kampuset universitare amerikane, ka ardhur momenti që të lahen hesapet me qytetërimin perëndimor, që paraqitet si një ndërthurje sistemesh diskriminuese racizmi, seksizmi, homofobie dhe transfobie në shërbim të njeriut të bardhë dhe në kurriz të minorancave të ndryshme që janë nën tutelën e tij. Një valë e re emancipimi duhet të shfaqet, kësaj radhe në emër të diversitetit, që të bëhet flamuri i shpalosur për të bashkuar ata që do të duhet ta vënë nën proces. Minorancat (ose më saktësisht lëvizjet që pretendojnë se flasin në emër të tyre) thirren që t’i bashkojnë luftërat e tyre për ta mundur dhe të bëjnë të lindë një shoqëri e re, shoqëria “përfshirëse”, e përcaktuar nga një referim i shenjtëruar ndaj diversitetit, i cili bëhet parimi i legjitimitetit të saj. Por zemra e kësaj lëvizjeje është një formë revanshizmi racial dhe shkolonial. Është ekspansioni europian nga viti 1492 që vihet nën gjykim, siç e demonstron demonizimi i figurës së Kristofor Kolombit, e transformuar në figurën inauguruese e modernizmit genocidal”.

Tashmë janë qindra statujat e Kolombit të hequra në Shtetet e Bashkuara, të fundit në Kaliforni, ndërsa në Angli nga Oksfordi hiqet edhe mbretëresha. “Prapa kombeve, prapa kulturave, prapa aspirtaës ndaj universales, do të duhet të shihej kudo perandoria e supremacisë së bardhë dhe logjika e racizmit sistemik – në zemër të këtij impulsi të ri revolucionar, gjendet një manipulim orwellian i gjuhës. Këto do të ishin shtyllat sociologjike e botës perëndimore. Për të realizuar shoqërinë përfshirëse, do të duhet të punohet nga një perspektivë “antiraciste”, por ky antiracizëm bëhet një karikaturë e asaj kundër së cilës lufton dhe e çon çështjen e racës në zemër të shoqërive perëndimore. Nëpërmjet këtij obsesioni të rinovuar racial, po asistojmë në një histerizim të marrëdhënieve sociale”.

Sot shoqëria perëndimore është e ndarë në dy grupe: “Nga njëra anë të bardhët dhe nga ana tjetër të racializuarit. Të parët janë transformuar në një kategori të keqe, të dytët të prekur nga një funksion mesianik. Në zemër të këtij “antiracizmi” të ri ka një ide sa të thjeshtë, aq edhe idiote: të bardhët janë racistë të lindur. Për sa u përket “jo të bardhëve”, ata janë dominuar dhe shtypur thjesht për shkak të ngjyrës së lëkurës”.

Deri Barack Obama ka thënë në CNN se politikisht korrektja dhe cancel culture janë të rrezikshme. “Duhet thënë se e majta po e fut racën në qendër të politikës perëndimore, përveçse pretendon ta bëjë një kategori emancipuese dhe të mbështesë forma të reja segreguese, siç shohim në të famshmit “laboratorë racialë unisex”, por mund të japim shumë shembuj të tjerë!”, vazhdon Bock-Coté.

Në libër shpjegoni se jemi në vitin 1793 të lëvizjes. “Regjimi diversitar konsideron se kategoritë sociale që i kundërvihen janë mbeturina dhe i përkasin drurit të vdekur të njerëzimit, të destinuara që të flaken tej nga skena e historisë. Pas Vandeas, pas kulakëve, është radha e popujve historikë perëndimorë të futen në këtë kategori. Për ta realizuar këtë, do të paraqiten si “mazhoranca të bardha” privilegjet e së cilës duhet të dekonstruktohen. Për këtë lëvizje indigjeniste, shkolonizimi i ndërmarrë disa dekada më parë do të kompletohet vetëm kur popujt perëndimorë do të jenë tashmë të huaj në vetë vendin e tyre. Që kjo të ndodhë, popujt perëndimorë duhet të zhvillojnë një kujtesë negative dhe të penduar të aventurës së tyre në shekuj. Horizonti i demokracisë sot do të ishte deri “çzbardhja” e shoqërive perëndimore, siç e shpjegon Robin DiAngelo. Po merr formë një intolerancë e re ideologjike, që shoqërohet deri me një rikthim në dhunën politike, siç e dëshmon jo vetëm toleranca e çuditshme ndaj lëvizjes Antifa dhe radikalëve nëpër kampuse, por edhe kërkesa gjithnjë e më eksplicite e censurës së konservatorizmit. Për ta përmbledhur: pas 1793, pas 1917, pas fundit të viteve ’60, po asistojmë në valën e katërt totalitare të modernizmit, që riaktivizon gjithmonë logjikën e kokës së turkut, të cilës do mjaftonte t’i jepej fund për t’i çliruar shoqëritë tona nga e keqja. Sot është njeriu i bardhë i keq që e luan këtë rol”.

Emigracioni masiv është një dhuratë nga Zoti për këtë revolucion. “Po marr guximin të nëbvizoj, edhe pse për mua është e qartë, se shumica e popullsisë së emigruar në tërësi nuk ka asnjë dëshirë për të luajtur rolin e rezervuar atyre nga lëvizjet shkoloniale. Fatkeqësisht, janë pakicat ideologjia e vendosura ato që bëjnë historinë. Lëvizja indigjeniste sheh tek emigracioni masiv bazën e saj demografike e sociale, që synon ta mobilizojë. Të ashtuquajturit indigjenistë dhe shkolonialë në Francë synojnë haptazi të krijojnë një vetëdije raciale revolucionare midis popullsive të emigruara, duke i shtyrë që të përcaktohen kundër shoqërive që i kanë pritur, një qasje që inkurajohet nga regjimi i diversitetit, i cili kultivon kudo një vetëdije viktime midis grupeve “minoritare”, pavarësisht nga ku janë”.

Shijnë libra, njerëz, monumente, fjalë parole… “Jemi përballë një tentative të re totalitare. Bëhet fjalë për të kontrolluar përfaqësimet kulturore e mendore të pranuara në hapësirën publike. Ikonoklastia e re, që shtyn ndaj heqjes së statujave dhe censurës së veprave dhe ideve, është e pakuptueshme në rast se nuk kuptohet se vetë ekzistenca e një qytetërimi sulmohet. Realizmi socialist i djeshëm zëvendësohet nga realizmi i diversifikuar. Por ajo që më godet në gjithë këtë është instrumentalizimi i referimit ndaj shkencës me mënyrën lisenkiste: sot na thuhet se mosekzistenca e të dy sekseve është një fakt shkencor i konfirmuar. Në të njëjtën mënyrë, realiteti i emigracionit masiv dhe i ndryshimit demografik në shoqëritë perëndimore mohohet në emër të shkencës. Ka një tendencë orwelliane që zbulohet nëpërmjet një korruptimi të fjalës që nuk shërben më për ta përshkruar botën, por për ta fshehur, për ta maskuar. Bëhet fjalë për të ndaluar nga arena publike ata që kundërshtojnë ortodoksinë e re, siç e shikojmë me të ashtuquajturën luftë kundër hate speech, që përfshin në këtë kategori çdo lloj forme kritike ndaj regjimit diversitar. Frikësohet se mos politikanët, intelektualët apo editorialistët që kanë akses në arenën publike riaktivizojnë “paragjykimet” e popullsisë”.

Si lidhet ky antiracizëm i ri me aktorë të tjerë, si për shembull islamistët? “Është një koktej ideologjik toksik, siç mund ta shikojmë në Francë. Në vite, “territoret e humbura të Republikës” janë bërë territoret e humbura e identitetit francez dhe zonat pa ligj janë bërë zona pa Francë. Siç ka vërejtur François Hollande, një logjikë ndarjeje po zë vend dita ditës: gjithnjë e më shumë pjesë të territorit kombëtar po i hiqen sovranitetit francez. Racizmi antinjeri i bardhë, që antiracistët e rinj kanë kurajën ta mohojnë, sikur të ishte një pamundësi logjike dhe një absurditet teorik, gjen në këtë diskurs një forme legjitimimi teorik. Lëvizja shkoloniale dhe islamizmi çiftëzohen në një formë antipatie absolute ndaj botës perëndimore, që paraqitet si një sistem diskriminues i pamatë paskolonial që persekuton popullsitë e “racializuara”. Është një pamje e çuditshme: Perëndimi do të ishte nj ferr ku njerëzit e “racializuar” e të gjithë botës do të vijnë e të strehohen”.

Kapitalizmi woke e mbështet këtë lëvizje. A nuk është paradoksale? “Disa do ta shikojnë si një formë oportunizmi. Verën e kaluar kemi parë një kompani të madhe pas tjetrës që i nënshtroheshin revolucionit racialist. Duhet thënë se qenë nën survejim ideologjik, me grupe aktivistësh që i ftonin publikisht ta bënin, duke ju kujtuar atyre se “heshtja është dhunë”. Me fjalë të tjera, kushdo që nuk dërgonte sinjale të dukshme wokizmi dhe nuk merrte pjesë në ritualet e parashkruara akuzohej se ishte bashkëpunëtor me racizmin sistemik. Frikësimi ideologjik funksionon, sidomos kur bazohet mbi fushatat e ngacmimeve të bëra të mundura nga rrjetet sociale. Në radhë të dytë, nuk duhet nënvizuar masa me të cilën ideologjia e diversitetit ka kolonizuar kompanitë në departamentet e burimeve njerëzore, shpesh shoqëruar me organizimin e riedukimit ideologjik të punëtorëve për të konformuar me kanunet e “antiracizmit” të ri”.

Shumë miq pyesin deri ku do të arrijnë. Çfarë skenari mund të parashikohet në rast se i arrijnë objektivat e tyre? “Karakteristika e një dinamike revolucionare është se nuk di të ndalet – nga ana tjetër, nuk mund të ndalet sepse është në natyrën e revolucionit të gjejë gjithmonë armiq të rinj, nëpërmjet një logjike purifikimi të brendshëm, kundër atyre që nuk ndjekin lëvizjen dhe që sot nuk u përmbahen të gjitha kërkesave diversitare. Për momentin, është e mjaftueshme të mos duatrokitet çdo kërkesë e re “minoritare” që del në arenën publike për të kaluar si “e djathtë”. Në rast se tendenca vazhdon, besoj se do të shikojmë një zgjerim të mbretërisë së censurës dhe një shoqëri gjithnjë e më të survejuar, gjithmonë në gjueti diskutimesh “diskriminues” dhe “urryes”, siç mund ta shikojmë me Hate Speech Act e ri në Skoci, që tani e shtrin survejimin e diskutimeve të urrejtjes në domenin privat. Hapësira private do të bllokohet dhe kundërshtimi do të dënohet. Propaganda mediatike për t’i konvertuar shoqëritë tona në koncepte që janë në themel të regjimit të diversitetit do të bëhet gjithnjë e ë shumë agresive. Nga ana e tij, universiteti më duket i dënuar të zhytet në këtë delir, sidomos sepse përfaqëson bërthamën ideologjike e regjimit. Nganjëherë mendoj se po transportohemi nga një formë çmendurie kolektive”.

Qytetërimi perëndimor rrezikon që të shkatërrohet nga ky kaos. “Po, guxoj të them, po asistojmë në një dekadencë që po merr formën e një rënieje antropologjike. Nuk duhet ta nënvlerësojmë neurozën identitare e një qytetërimi që ka arrtur të dyshojë në ekzistencën e burrave e grave dhe që synon të anrogojë mashkulloren e femëroren për ta bërë fluiditetin identitar bormën e re e identitetit seksual. Me fjalë të tjera, është grindja e re lidhur me seksin e engjëjve. Siç e kemi parë me J.K. Rowling, fakti i thjeshtë i kujtimit njerëzve se burri nuk është grua dhe se identiteti sekualë nuk është një konstrukt pastërtisht social tani duket një diskutim urrejtjeje dhe gjeneratat e reja janë socializuar në këtë univers mendor: pikat themelore e referimit nga ku mund të ndërtojnë identitetin e tyre tashmë janë të pakapshme ose, më mirë, të përmbysura. Po lind një qytetërim i ri, i obsesionuar nga dëshira që të abrogohet, siç e demonstron neuroza antispeciste, që dëshiron ta shkrijë figurën e njeriut në magmën e të gjallëve. Kësaj i shtohet ndryshimi demografik i shoqërive perëndimore, tashmë i përmendur, që është i pandashëm nga një neutralizim progresiv i kufijve, që bën të mendohet se bota nuk përbëhet më pas popujsh të lidhur pas vendeve të tyre, por nga popullsi të ndërkëmbyeshme. Në këtë shoh faktin kryesor e kohës tonë: bërja graduale, pakashumë e gjatë, në minorancë e popujve perëndimorë në vetë vendet e tyre nga ana e emigracionit masiv nuk mund të konsiderohet më si një element pa rëndësi. Në disa metropole, tashmë ky është fakt. Veç kësaj, një vend që mirëpret emigracion përtej kapacitetit të tij integrues dhe asimilues është i dënuar të përjetojë zhvillimin e një dinamike komunitare. Ja kemi arritur”.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply