Marrëveshja e Ramës me Melonin për refugjatët, mediat greke: Një pakt monstruoz!

Një vend të veçantë i kanë kushtuar mediat elektronike greke marrëveshjes Shqipëri-Itali për një kamp refugjatësh në portin e Shëngjinit me kapacitet 36.000 persona.

Media greke i referohet marrëveshjes me detajet që janë bërë publike në median shqiptare e italiane, pa komentuar apo paralelizuar situatat me atë të ishujve të Greqisë, që është gjithashtu vend pritës i një shifre tepër të lartë refugjatësh.

Në artikuj përfshihen deklaratat e kryeministrave të dy vendeve si dhe pak detaje se si do të veprohet me refugjatët, ndërkohë që “Efimerida ton Sintakton” një gazetë e majtë në një artikull të dytë i referohet medias italiane, ku marrëveshja konsiderohet si “një pakt monstruoz”, që shkel të gjitha strukturat ligjore ekzistente dhe se kriteret me të cilat do të bëhet përzgjedhja e refugjatëve në anije nuk mund të sigurojë principet bazë, duke ngritur pyetjet se “kush do të bëhet gjykatësi, në çdo rast, si do ndahen refugjatët nga vende të ndryshme” e të tjera.

Gjithashtu, ngrihen pikëpyetje për statusin e azilantit refugjat në një vend të tretë, pasi Shqipëria nuk është anëtare e BE-së. Media greke thekson se marrëveshja ka ngjallur mjaft reagime në median shqiptare dhe se përbën temë të parë në vend.

Së fundi, media greke referohet dhe në komentin e një përfaqësuesi të KE, si reagimi i parë rreth marrëveshjes, ku theksohet se “Komisioni Evropian është në dijeni të marrëveshjes. Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë rregullat e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare”.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply