BE rrëzon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Eshtë e paligjshme

Gazeta e njohur austriake, ‘Die Presse’, raporton se Brukseli ka rrëzuar planet e Italisë dhe Austrisë për azilantët.

Njësoj si Italia, e cila planifikon të ngrejë dy qendra refugjatësh në Shqipëri, edhe Austria ka një projekt të ngjashëm.

Por gazeta shkruan se Brukseli i ka penguar këto plane, duke thënë se janë të paligjshme.

“Komisioni i BE-së u thotë jo procedurave të jashtme të azilit te vendet e treta. Planet si ato që Austria po ndjek në Afrikë apo Italia në Shqipëri, janë të paligjshme,” shkruan gazeta.

“Vetëm javën e kaluar, ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner ra dakord me homologen e tij britanike, Stella Brverman për të punuar ngushtë së bashku për çështjet e azilit.

Londra po përpiqet të gjejë mbështetje nga ish-partnerët e BE-së për idenë e qendrave të jashtme të azilit në Ruandë dhe deri tani ka mundur të fitojë mbështetjen e kryeministres së Danimarkës, Mette Frederikson.

Kryetarja e qeverisë italiane, Giorgia Meloni kërkon gjithashtu të vendosë dy qendra të tilla azili në Shqipëri për të ridrejtuar fluksin e emigrantëve.

Por Komisioni i BE-së po i minon këto plane. Brukseli thotë se zhvendosja e procedurave të azilit në vendet e treta është e paligjshme. Sipas ligjit aktual të azilit, aplikimet për azil mund të bëhen vetëm në territorin e një shteti anëtar dhe jo jashtë, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së,” shkruan gazeta.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply