Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, tha se, Rama nuk e lejon hetimin e Reas, vajzës që si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit. Berisha tha se, kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament.
“Që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese. Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS, ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve, por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit, mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese.
Kushtetuta ka sanksionuar të drejta për deputetët. Ato të drejta nuk i ka sanksionuar për personin, por për popullin opozitar, që përfaqësohen nga opozita. Kjo tregon se parlamenti funksionon njëlloj si në diktaturë, si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo lloj standardi.
Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare…
Po nuk mund të pranojë Edi Rama dhe Linda Rama hetimin e Reas, sjelljen e vajzës që duket engjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit.
A mund të ndodhë kjo? A mund të ndodhë që fëmija e kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender? Kur Kushtetuta e ndalon, kur Kushtetuta i heq mandatin kryeministrit nëse familja e tij fiton nga fondet apo burimet të qeverisjes qendrore dhe lokale.
Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç lakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë”, tha Berisha.