Rama nuk lejon hetimin e Reas, vajzës që si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, tha se, Rama nuk e lejon hetimin e Reas, vajzës që si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit. Berisha tha se, kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament.

“Që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese. Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS, ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve, por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit, mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese.

Kushtetuta ka sanksionuar të drejta për deputetët. Ato të drejta nuk i ka sanksionuar për personin, por për popullin opozitar, që përfaqësohen nga opozita. Kjo tregon se parlamenti funksionon njëlloj si në diktaturë, si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo lloj standardi.

Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare…
Po nuk mund të pranojë Edi Rama dhe Linda Rama hetimin e Reas, sjelljen e vajzës që duket engjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit.

A mund të ndodhë kjo? A mund të ndodhë që fëmija e kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender? Kur Kushtetuta e ndalon, kur Kushtetuta i heq mandatin kryeministrit nëse familja e tij fiton nga fondet apo burimet të qeverisjes qendrore dhe lokale.

Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç lakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Kapja politike në institucione, plagjiatura masive dhe dhuna barbare në universitete rrezikojnë të ardhmen akademike

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ALBANA VOKSHI Të dashur studentë dhe pedagogë: Viti akademik …

Leave a Reply