Berisha: Berisha i tretë është më u fuqishëm se çdo Berishë tjetër gjer sot

Pyetje: Z. Berisha, më 2 dhjetor do të mblidhni Kuvendin Kombëtar dhe do të vetëbesoheni. A do të jetë Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë në këtë Kuvend?

Sali Berisha: Do të prisni datën 2 dhjetor për t’i mësuar të gjitha.

Pyetje: Z. Berisha, po faktori ndërkombëtar si gjykoni se po vepron, cilat janë qëndrimet dhe a jeni të kënaqur ju me qëndrimet e tyre.

Sali Berisha: Faktori ndërkombëtar është shprehur shumë qartë. Komisioni Europian është shprehur i qartë e zezë mbi të bardhë se në parlament janë mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Së dyti, nëse e lexon si duhet prononcimin e ambasadorit Gjerman, është identik me atë të Komisionit Europian dhe përfaqëson qeverinë e tij, të drejtat e opozitës duhet të respektohen, pikë.

Pyetje: Në datën 2 dhjetor ju do të kërkoni votëbesimin, ndërkohë ju keni shpalljen “Non grata” nga dy shtete partnere me Shqipërinë. A e shqetëson vizionin tuaj politik?

Sali Berisha: Si mund të më shqetësojë, kur Sali Berisha në kushtet më të jashtëzakonshme u votua nga mbi 600 mijë shqiptarë?! Vetëbesimi i pakufishëm i shqiptarëve! Të dalë një burrë tjetër dhe të marrë 600 mijë vota në këtë vend, pa i vjedhur siç i vjedh Edi Rama! Berisha i tretë është më u fuqishëm se çdo Berishë tjetër gjer sot.

About Redaksia

Check Also

Protesta qytetare ka nevojë për drejtim, jo për çorientim!

Nga Bislim AHMETAJ (Sonte ishim më pak në shesh). Dhe kjo nuk është thjesht çështje …

Leave a Reply