Protestuesit përplasen fizikisht me policinë në bulevard: Poshtë diktatori!

Sërish momente tensioni para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët e Policisë.

Siç shihet edhe nga pamjet, efektivët kanë tentuar të largojnë turmën nga sheshi para godinës së Kryeministrisë, duke i shtyrë qytetarët në drejtim të zonës pranë Kryesisë së Kuvendit.

Mes protestuesve dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike, teksa efektivët kanë vijuar t’i shtyjnë qytetarët, të cilët nga ana e tyre kanë bërë rezistencë dhe kanë vijuar qëndresën.

“Poshtë diktatori”, “Arrestoni Ramën”, janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar nga turma e protestuesve, të cilët kanë nisur marshimin në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Mbi 5 miliardë lekë dëmi i dyshuar ndaj shtetit! Ku është drejtësia?

Nga Franc NURI Sipas raportimeve mediatike të ditës së sotme, SPAK ka dërguar në gjykatë …