Dy persona janë ndaluar nga Policia pas përplasjeve të regjistruara mes efektivëve dhe protestuesve para Kryeministrisë.
Pas momenteve të tensionit dhe përplasjeve fizike me policinë, qytetarët kanë vijuar protestën, duke u larguar nga zona para godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të sheshit “Skënderbej”, ndërsa janë shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga efektivët, të cilët kanë tentuar që të bllokojnë daljen e qytetarëve në rrugë dhe t’i lejojnë ecjen vetëm në trotuar.
Gazeta RD