Pse për të parën herë Rama po thotë: Nëse iki unë…

“RD”

“Pse mendoni ju se në rast se do vinin këta të penxhereve dhe do zinin derën e qeverisë, do kishte SPAK-u këtë forcë? Forca që ka SPAK i vjen nga individët, por ka pasur edhe më parë individë të ndershëm por nuk i ka lënë njeri të ngrinin kokën.

Kurrë nuk do funksiononte njësoj, se nuk do e linin këta me njëmijë e një poshtërsira siç kanë bërë gjithmonë.

Ky është kontributi më i madh që PS mund t’i jepte Shqipërisë ndër gjenerata. Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe detyra jonë është ta bëjmë të pakthyeshme sepse kjo mund të kthehet. Sepse mund të kthejë nëse kthen timoni”- tha Rama në një intervistë për një media lokale të hënën.

Përmes këtyre rreshtave Rama pranon për të parën herë se atë mund ta largojnë nga drejtimi i qeverisë dhe ka nisur të mbrohet duke luajtur me armën e dashur të tij SPAK.

Rama publikisht ka lëshuar mesazhin se nëse ai largohet, atëhere nuk do të ketë më SPAK dhe as reformë në drejtësi, duke dashur në këtë mënyë të prekë një pikë që dikur lakohej shpesh nga ndërkombëarët, por që tashmë e dëgjon gjithmonë dhe më rrallë, dhe që lidhej me reformën në drejtësi.

Kjo është edhe arsyeja që ai ditët e fundit po merr pozat e pronarit të reformës në drejtësi duke dashur të mbrojë pozitat e tij të lëkundura në krye të qeverisë. Ai po kërkon të mbrohet duke na thënë se pas meje do të bëhet qameti me të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

Po pse Rama për të parën herë po tregon publikisht se është i trembur nga një largim i mundshëm i tij nga kreu i qeverisë? Kjo ka të bëjë me zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë vendit.

Brenda vendit opozita i ka mbijetuar skenarit të asgjesimit dhe ka shkuar shumë përtej këtij skenari. Ajo është e bashkuar dhe ka nisur të koordinohet në lëvizjet e saj politike.

Në planin e jashtëm ka zhvillime të reja. Në Shtetet e Bashkuara atë nuk e priti asnjë zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ndërsa ishte në OKB.

Kongresi pritet të hetojë të gjithë aferën e tij me McGonigal duke dëgjuar dëshmi rreth këtij skandali të vetë amerikanëve që janë prekur nga kjo aferë.

Komisioni Europian për të parën herë pas shumë kohësh doli në krah të të drejtave të opozitës në Parlament dhe ka bllokuar një paketë 140 milionë euro për qeverinë e Ramës, ndërsa kërkon të jetë pjesë e hetimeve në Shqipëri në lidhje me grabtjen e fondeve për fermerët.

Në Kosovë, Albin Kurti e ka zhveshur nga të qenit një faktor në zgjidhjen e problematikave me Beogradin dhe ai nuk mund të luajë më rolin e zjarrëfikësit pasi i ka vënë flakën çështjes së Kosovës.

Rama e ndjen dhe e kupton se pozitat e tij janë sot më të lëkundura se kurrë ndaj ai po keqpërdor në ekstrem elementë në SPAK për të sulmuar kreun e opozitës me qëllim eleminimin e opozitës.

Sot për sot i vetmi garant që i ka mbetur Ramës janë ata elementë të keqpërdorur prej tij në SPAK që po luajnë rolin e kamikazëve politikë kundër opozitës për të shpëtuar Ramën, dhe kjo edhe për pak kohë.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …