Berisha: Irena Gjoka të deklarojë a është shkarkuar nga unë për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsion

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje gjyqtares Irena Gjoka që të mos fshihet, por të deklarojë nëse është shkarkuar për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsion.
“Përgjigja ime është kjo: Gjykatësja, turpi i drejtësisë shqiptare, evropiane dhe botërore, nuk duhet të fshihet prapa krimit të saj.
Por të deklarojë në emër të detyrimit ligjor, jo integritetit, se ajo ka zero integritet personal, por në emër të detyrimit ligjor, të deklarojë a është shkarkuar apo jo nga Sali Berisha në vitin 1996, për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsion.
Të dalë dhe të deklarojë, nuk mund të fshihet.
Është turpi i njeriut, jo i gjykatëses.
E di çfarë u tha ajo avoketërve? Nuk jap dorëheqjen, tha, se nuk më sollët prova që unë jam shkarkuar.
E kuptoni apo jo? Nuk ka ndërgjegje ajo. Provë, arkivë në ndërgjegjen e saj njerëzore nuk ekziston.
Arkivë në ndërgjegjen e saj njerëzore nuk ekziston për ato që ka bërë.
Tani mbahet me premtimin që i ka dhënë direkt Edi Ramës për masën që ka marrë.
Unë kam qenë kryeministër, president. Gjithë jetën time, ata që kanë punuar me mua, kanë pasur një porosi konstante. Vetëm një. Mos prano asgjë në kundërshtim me ligjin. Kanë qenë ushtarakë, kanë qenë policë, kanë qenë oficerë të shërbimit të sekretë, çfarëdo që kanë qenë.
Porosia më konstante nga Sali Berisha ka qenë mos pranoni urdhra kundër ligjit.
Që të pranoj unë një urdhër të një qenie, ç’t’i thuash se tani nuk dua të lëshoj gojën se ka ca probleme etike që nuk më lejon, e cila fshihet prapa krimit të saj dhe shkelmon Kushtetutën si një turp i drejtësisë, kjo të harrojë se do e pranojmë këëtë gjë.
Ajo që u kam thënë gjithë jetën vartësve të mi, ka qenë e njëjtë edhe për mua.
Asaj zonje i them unë, ki grimcën më të vogël të integritetit moral, profesional, integritetit njerëzor, të tregosh se je shkarkuar apo jo nga Sali Berisha për korrupsion në një datë të caktuar, në një muaj të caktuar në vitin 1996. Dhe nëse e ke deklaruar këto shkarkim në ato deklarimet që ke bërë për vetingun apo nuk e ke deklaruar?
Për të mos thënë ca pyetje të tjera, por po mjaftohem vetëm me me këto. Këto të dyja.
Shkoni, bëjani asaj. Puetenie se ajo nuk është asgjë tjetër veçse një skllave mjerane në shërbim të Edi Ramës. Dhe unë për çdo skllav, kam mëshirë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten …