Spahia vizitë në Bruksel: Jetike rikthimi dhe funksionimi i demokracisë dhe zgjedhjeve të lira

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar një vizitë në Parlamentin Evropian. Në një postim në Facebook Spahia shkruan se, rikthimi tek zgjedhjet e lira dhe tek vlerat evropiane është rruga e vetme për anëtarësimin e Shqipërinë në BE.

Postimi i plotë  

Në Parlamentin Europian në Bruksel, ku zëri i opozitës dëgjohet dhe ku demokracia funksionon, diskutuam mbi nevojën për të përhapur vlerat dhe parimet thelbësore të Bashkimit Europian, të cilat më mirë se kudo tjetër mishërohen tek familja e madhe politike e PPE, me miq të djathtë influent në Europë si Presidenti i PPE Manfred Weber, Zv Kryeministri dhe Ministër i jashtëm i Italisë Antonio Tajani, Deputetja dhe drejtuesja e departamentit të mardhënieve me jashtë dhe masmediat Deborah Bergamini, Presidenti i këshillit akademik i qendrës Martens për studimet europiane, eurodeputeti Salvatore De Meo.

Simon Busuttil, sekretar i përgjithshëm i grupit të PPE në Parlamentin Europian.

Presidenti i Circolo Esperia dhe president i këshillit superior të shkollave Europiane, Antonio Cenini si dhe miq të tjerë.

Në takimet në vijim diskutuam mbi situatën e rëndë politike në Shqipëri, tentativat e pushtetit për të eleminuar opozitarizmin, kapjen dhe përdorimin e të gjitha institucioneve nga ana e qeverisë për të sulmuar opozitën. Shkrirja dhe bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të shtetit dhe drejtuesve më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar në vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve. Folëm gjithashtu mbi domosdoshmërinë jetike për të rikthyer funksionimin e demokracisë, rikthimin tek zgjedhjet e lira dhe tek vlerat europiane si rruga e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugëtimin tonë të vështirë drejt antarësimit në BE.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …