Deklarata e mbrëmshme e Ramës faktoi se dacibao e Krajës, Millonait dhe Gjokës është shkruar prej tij

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, deklarata e mbrëmshme e Edi Ramës faktoi se dacibao e Krajës, Millonait dhe Gjokës është shkruar prej tij.
“Cilido që lexon deklaratën e mbrëmshme të Edi Ramës, në mbrojtje të shkeljeve të tij ligjore, mesa duket të bazuar në valixhe me euro, kupton se ato janë copy-paste me mashtrimet që ai ka bërë në dacibaon e larove të tij kundër meje dhe Jamarbër Malltezit.
Kjo do të thotë se Edi Rama është autori i vërtetë i saj.
Kështu, në dacibaon e tij, të firmosur nga ish-oficeri i sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja, zuzar i shtetit që qëndron në detyrë në kundërshtim flagrant me ligjin aktual të prokurorisë dhe nenin 6 të Kushtetutës; famozja Enkeleda Millonai, kriminele që për mbrojtjen e vëllait të saj biologjik apo lidhjet obskure që ka me Taulant Ballën, i mohon në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të njeriut, qytetarit, të drejtën e një procesi gjyqësor kundër Ballës, duke i konfiskuar si një bandite, dosjen e padisë së tij; dhe gjykatësja Gjoka që si një turp i njeriut, fshihet prapa krimit të saj, pra, paraqitën pikërisht në këtë dacibao, këto shpifje të Edi Ramës, se ndryshimi i ligjit për sportin, u bë për shkak të klubit Partizani. Ndërkohë që ligji kthente te pronarët, qindra e qindra terrene sportive, të ndërtuara në tokën e tyre, me kushtin e prerë ligjor të mosndryshimit të destinacionit sportiv, të këtyre terreneve, të cilat gjer atëherë, ishin të uzurpuara dhe shfrytëzoheshin nga persona pa asnjë lidhje me pronësinë e tyre.
Ju kujtoj këtu fushat e mëdha sportive, Ali Demi, kompleksi Dinamo dhe 105 terrene sportive që kanë ekzistuar vetëm në Tiranë, të cilat u uzurpuan dhe u betonizuan në tërësinë e tyre nga Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …