Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit, deputetët e opozitës të vendosur në këtë betejë

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se reagimi opozitar do të jetë pa kthim. Berisha tha se, deputetët e opozitës të vendosur në këtë betejë.

“Parlamenti është kthyer në një aneks të Surrelit dhe ka humbur çdo funksion si tempulli i demokracisë së Shqipërisë ndaj edhe deputetët e opozitës në emër të popullit opozitar, qytetarëve që besojnë tek vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin motorin kryesor të saj, që besojnë se ministrat, pushtetarët dhe cilido duhet të hetohen nga komisionet parlamentare, me transparencë. Duhet të pasqyrohen e gjithë veprimtaria ligjore apo antiligjore, kushtetuese apo antikushtetuese e tyre.

Një nen me një rëndësi  kapitale në kushtetutë duhet të respektohet. Ligjet, amendamentet e opozitës duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare si kundër qeveria, si kurrë ndonjëherë më parë, nuk mund të përcaktoje përfaqësuesit e opozitës në komisionet parlamentare.

Pra janë kërkesat me themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë betejë pa kthim deri në fitoren e tyre.

Shqiptarët do të shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …