Kombëtarja/ Berisha: Kam admirimin më të madh për këtë ekip dhe liderin e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha vlerësoi ekipin e Kombëtares për kualifikimin në Euro 2024. Berisha tha se, ka admirimin më të madh për këtë ekip dhe liderin e tyre.

“Kam përshëndetur shumë përzemërsisht se kam ndjekur me kënaqësi dhe nderim të veçantë, shkallët e suksesit që ngjiti kombëtarja shqiptare, dhe që u kurorëzuan dje me biletën për të marrë pjesë në kampionatin evropian për herë të dytë, një sukses historik.

Prania ime në stadium, siç e din ti, ka qenë e rrallë, ekzotike. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk ndjek me shumë kënaqësi dhe pasion lojën e bukur dhe kam admirimin e madh për këtë ekip, në tërësi për liderin e ekipit, që ka ndryshuar për kaq shumë ekipin dhe të gjithë futbollin shqiptar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …