Deep Sea Mining: konkurrencë për thellësitë

Tema e furnizimit të resurseve, praktikisht e marrë në vitet e fundit, rinovohet me një element të ri, por njëherazi të vjetër: Deep Sea Mining. Zbulime për herën e parë gjatë gjysmës së dytë të viteve ’800, këto resurse, të ndara në nodule polimetalike, depozita sulfuri dhe manganezi, që prej kohësh i lëshon gojën lëng industrive minerare të shumë vendeve të zhvilluara dhe duke mos marrë parasysh praninë në ujërat ndërkombëtare.

Në mënyrë të veçantë, modulet mund të përmbajnë në përqindje të ndryshme manganezi, kobalti, hekuri, silici, bakri, nikeli dhe alumini ndërsa në depozitat e sulfurit gjenden në shkallë pastërtie të pranueshme bakër, plumb, zink, argjend dhe ar. Vlera potenciale ekonomike e këtyre elementëve e thellësisë detare ka përcaktuar një interes të parakohshën nga ana e industrisë: duke filluar nga mesi i viteve’60, filloi një seri operacionesh eksploruese në frakturën oqeanike Clarion – Clipperton ku efektivisht u vlerësuan rezerva minerare për rreth 7.5 miliard tonelatash dhe respektivisht 340, 265 dhe 78 milion tonelatash nikeli, bakri dhe kobalti.

Pavarësisht gjetjeve premtuese, limitet e teknologjive të epokës dhe tërheqja e pakët komerciale e vendburimeve të tilla bënë që interesi ndaj resurseve të tilla të bjerë. Nga ana tjetër, në vitet e aktivitetit të eksplorimit dhe shumë shpejt i identifikuan përqëndrime të shumëfishta të këtyre elemenëtve në praktikisht të gjitha fundet oqeanike, me fsha jashtëzakonisht të larta të këtyre elementëve në Paqësor, në Atlantikun Qendror dhe në Oqeanin Indian. Në gjysmën e dytë të viteve ‘2000 Nautilus Minerals u bë kompania e parë që ndërmorri një aktivitet eksplorimi dhe shfrytëzimi të moduleve polimetalike në Guinenë e Re Papua, ngjarje simbol i interesit ekonomik të rinovuar, por projekti dështoi prej një përzierje midis mungesës së një procedimi të qartë legjislativ ndërkombëtar, frikërave prej impaktit mjedisor të këtij aktiviteti dhe falimentimit të kompanisë. Sot, me teknologjitë e reja në dispozicion dhe një rritjeje ekspoenciale në kërkesën e këtyre mineraleve, të cilave i janë shtuar edhe famëkëqinjtat Toka të Rralla, kërkesa mbi mundësinë apo jo për t’i shfrytëzuar kotë resurse është me rëndësi kapitale.

Mundësi dhe kritikë

Kursi i ri industrial dhe ekonomik i dhënë nga nevoja për të ulur emetimet klimë – ndryshuese është aktori kryesor prapa interesit të rinovuar drejt këtyre resurseve. Nga studime të ndryshme faktikisht është e qartë se kërkesa e resurseve të caktuara minerale themelore do të rritet nga 2 në 3 herë brenda vitit 2030, respektivisht niveleve aktuale. Problematika është zbutur nga kufizimet e supply-chain globale, shpesh të përqëndruara në pak zona për sa i përket nxjerrjes së mineraleve, ashtu edhe për rafinimin e tyre. Është për t’u thënë se mundësia e rikuperimit të ktyre lëndëve të para në zonat ndërkombëtare si fundet oqeanike, subjekte të së Drejtës së Detit të Kombeve të Bashkuara dhe të International Seabed Autority, ent i ngritur nga Kombet e Bashkuara në fushë (ISA), do të mundësonte diversifikimin e burimeve të furnizimit dhe parandalimit të përdorimit të këtyre mineraleve si instrumenta gjeopolitike, duke pasur parasysh zgjerimin e mundshëm të rezervave të disponueshme. Për ta kuptuar magnitudën e këtyre rrugëve të reja të furnizimit janë të nevojshëm disa numra: sipas vlerësimeve të fundit, disponueshmëria oqeanike e elementëve si teluri, kobalti dhe manganezi është më i lartë edhe për dhjetëra apo qindra rendet e madhësisë respektivisht atij kontinetal.

Jo rastësisht, ISA ka dhënë ndërkohë 30 liçenca eksplorimi, të ndara për nga zona gjeografike (Paqësor, Atlantik dhe Indian) dhe për nga tipologjia (nodule polimetalike, sulfure polimetalike dhe kore oqeanike) në shoqëri apo qeveri të përfaqësuara një fetë të madhe të vendeve të industrializuara. Në detaj, liçencat ndahen midis: Kinës (5), Koresë (3) Japonisë (2), Indisë (2), Federatës Ruse (3), Francës (2), Gjermanisë (2), Polonisë (1), Mbretërisë së Bashkuaro (2) dhe vendeve të ndryshme të zonës së Paqësorit. Nëse avantazhet e këtij aktiviteti janë më shumë të dukshëm dhe përfshijnë një thjeshtëzim logjistik, duke qenë transporti kryesisht detar dhe një impakt më të vogël socioekonomik respektivisht aktivitetit minerar tokësor, frikërat lidhur me dëmet mjedisore të shkaktuara nga një shfrytëzim masiv të këtyre reusrseve janë zmadhuar doradorës që komuniteti shkencor ka kryer kërkime mbi temën.

Një impakt i tillë mund të ndahet në 5 kategori: dëmet direkta ndaj faunës dhe florës oqeanike, shkatërrimi i ekosistemit dhe zhdukja e specieve të kafshëve, impakti ndaj sektorit hitik dhe sigurinë ushqimore, impakti ndaj brigjeve dhe kontributet ndaj efektit serë. Këto dëme të mundshme mjedisore janë të lidhura me aktivitete e nevojshme për sektorin si nxjerrja nga fundet oqeanike të moduleve, me spostimin pasues të sasive të mëdha të sedimenteve edhe në ujërat më pak të thella dhe impakti pasues ndaj zona të gjera të ekosistemit oqeanit për më tepër ende pak i studiuar dhe i njohur. Nga ana tjetër, rafinimi i këtyre lëndëve bruto duhet domsdoshmërisht të ndodhë në brigjet më të afërta: në mos kontrollohet me kujdes, kjo mund të provokojë kriza të rënda socioekonomike në zonat e përfshira, ashtu siç vërehet në territore të ndryshme të përfshira nga një aktivitet i rëndësishëm industrial.

Mining Code: një kantier i hapur

Një element i mëtejshëm për t’u mbajtur në konsideratë është deri më tani legjislacioni i paplotë mbi shfrytëzimin efektiv të resurseve të fundeve oqeanike. Nga viti 2011, ISA po punon për një rregullim unik që mbulon këtë lloj aktiviteti dhe për sa u përket liçencave të eksplorimit ekziston një procedurë zyrtare e identifikuar midis vitit 2012 e 2013, domethënë nuk është e vërtetë për aktivitetet ekonomike pasuese të lidhura. Një këmbanë alarmi mbi efektet e këtij procesi normativ të zgjatur përfaqësohet nga kërkesa e bërë nga ishulli Nauru, që me mbështetjen e një kompanie minerare kanadeze, i ka bërë apel marrëveshjes së vitit 1994 lidhur me implementimin e Pjesës së XI të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit që e impenjon ISA, me kërkesën e njërës prej palëve kontraktuese, në një përdorim efektiv procedural dhe normativ mbi shfrytëzimin e fundeve oqeanike. Veç kësaj, në marrëveshjen e vitit 1994 parashikohet një limit 2 vjeçar për ta plotësuar këtë kërkesë, skadimi i së cilës ishte parashikuar për verën e vitit 2023.

Gjatë periudhës verore ISA ka punuar për hartimin e një boce përfundimtare të këtij kodi, por diskutimet kanë shkuar në pikëpamje divergjente nga ana e vendeve pjesëmarrëse, me një grup të fortë të udhëhequr nga Franca, Kili dhe nja 20 vende që priren për një bllokim të përkohshëm apo ndalim për aktivitetet nxjerrëse dhe të tjerë, si Kina që në fakt do të donin të prcedonin sa më shpejt me fillimin e tyre. Duke konstatuar impasin politik dhe mediatik, ISA ka vendosur ta shtyjë daljen e kodit për vitin 2025, faktikisht duke vazhduar me një boshllëk të rrezikshëm normativ. Një prej problemeve kryesore të lidhura me ndërtimin e një kodi është përcaktimi i impaktit të një aktiviteti në vetëveteinvaziv si nxjerrja minerare në një mjedis pak të njohur dhe për pasojë të krijojë një proces që minimizon dëmet e mundshme të këtij aktiviteti. Ngadalësimi në zhvillimin e një rregullimit ndërkombëtar të qartë dhe të përcaktuar, për sa e nevojshme në lejimin e një zhvillimi në sintoni me detyrimin e mbrojtjes mjedisore, por që rrezikon të stimulojë shtetet e vepanta për ta vazhduar rrugën e tyre. Kjo shtytje, të paktën për sa i përket zonave ekonomike ekskluzive të veta, faktikisht ka nisur tashmë siç është vërejtur në Norvegji gjatë muajve të fundit. Në nëntorin e vitit 2024, diskutimet mbi bocën e Mining Code duhet të fillojnë dhe, kështu, shpresa për të arritur në një rregullim të qartë dhe kufizues të sektorit.

Zhvillime të mundshme

Interesi ndaj këtyre reurseve, pavarësisht tematikës mjedisore, mbetet megjithatë shumë e lartë, sidomos për shtete në rrugën e zhvillimit si vendet e Paqësorit të Naurut, Tongas dhe Kiribatit, ashtu si për Meksikën dhe Brazilin. Nëse për këto vende kërkimi i resurseve alternative ndaj atyre tokësore mund të shikohet si një e keqe e nevojshme, ashtu siç nuk është për Republikën Popullore të Kinës që pavarësisht një dominimi të shpallir në sektorin nxjerrës dhe të rafinimit, nga njëra anë dëshiron ta ruajë avantazhin strategjik të saj, ndërsa nga ana tjetër nevojën për burime të reja furnizimi për të plotësuar kërkesën e madhe të brendshme. Jo rastësisht, lajmi i koordinimeve të reja shkencore dhe industriale në fushën e Deep Sea Mining nga ana e aktorëve publikë dhe privatë shfaqen në mënyrë diskrete në numër të madh, duke pasur parasysh urgjencën për t’u vendosur në drejtimet e kësaj gare të mundshme për resurset. Prania masive kineze në një sektor për momentin vetëm potencial është shenja e radhës e politikës agresive të monopolit të resurseve politike për tranzicionin nga ana e Pekinit, që synon ta mbajë këtë gjendje predominimi edhe jashtë zonës së saj historike të influencës.

Pikërisht për këtë arësye vendet europiane dhe aziatike më të industrializuara mund të shpejtojnë kohët dhe të mundësojnë një hapje më të madhe për ta rritur disponueshmërinë e resurseve thelbësore dhe lehtësuar kështu varësinë nga burime të jashtme, tendencë që në rastin europian deklarohet në Critical Raw Material Act. Zhvillimet krizës ukrainasekanë influencuar më tej në dimensionin e sigurisë të furnizimeve dhe si të qeverive të veçanta, ashtu edhe të Bashkimit Europian po vrapon të rregullojë ato që për momentin konsiderohen si resurse strategjike. Në të gjithë këtë në ditët e sotme mbivendoset akoma mungesa e një strukture efektive rregullash e normash dhe këmbanës së alarmit të shkencëtarëve, shoqatave mjedisore  dhe deri qeverive që kërkojnë një ndalim konkret të çfarëdo aktiviteti që të mund të vlerësojë aktualisht me vëmendje impaktet e mundshme ndaj ekosistemit. Ndjekja e këtyre aktiviteteve vetëm shtyhet nga interesat e larta në lojë dhe do të mjaftonte një krizë tjetër e supply chain global për ta forcuar “ndeshjen” e zhvillimit të sektorit. Zgjedhjet që do të vijnë do të bëhen në dy vitet e ardhshme dë to thonë diçka më shumë mbi të ardhmen e paqartë të oqeaneve.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

About Redaksia

Check Also

Promovohet në Vlorë libri “Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”

Ditën e djeshme, datë 22.12.2024, në ambientet e Muzeut Kosova në Vlorë, Instituti i Studimeve …