Alimehmeti: Beqaj ia dha qëndrën koncesionarit, paguam 17 herë më shumë!

Mjeku Ilir Alimehmeti komentoi koncesionin e “Sterilizmit” dhe paraqitjen e Ilir Beqaj në SPAK. Alimehmeti shprehet se, drejtësia po bën hapat e duhur me Ilir Beqajn, ish-ministrin e Shëndetësisë, por nga ana tjetër thotë se është disi me vonesë.

Në vitin 2014 qendra e sterilizimit u mendua sipas një plan-biznesi nga drejtoresha e QSUT në atë kohë, Ogerta Manastirliu, e cila ia dërgoi ministrit Beqaj modelin që kishte një kosto vjetore prej 963 milionë lekë të vjetra.

Beqaj nuk ktheu përgjigje atëherë në dy rastet që u dërgua shkresë nga drejtoresha e spitalit. Ky fakt është marrë në shqyrtim nga SPAK, ku vihet theksi te titullari dhe përgjegjësia e ministrit. Nga ana tjetër Beqaj ia dha qëndrën koncesionarit me një vlerë 17 herë më të lartë.

Ilir Alimehmeti: “Drejtësia po bën hapat e veta, do them të vonuara sepse kjo histori ka lindur që në vitin 2014. Ky koncesion shkakton një dëm të themi 100 milion euro është pak. Nuk është vetëm dëm ekonomik, se si është përplasur dhe ka krijuar problematika në shëndetin. Në të gjithë këtë diskutim edhe nga drejtësia edhe nga organet e tjera, flitet vetëm për lekët.

Që në vitin 2014 ka një shkresë zyrtare që i drejtohet nga drejtoresha e spitalit Ogerta Manastirliu, i drejtohet ministrit Beqaj. Ku është përgatitur një plan-biznes se si ajo qendra e sterilizimit që ishte në QSUT, ajo thotë hajde ta vëmë në punë. Kjo është një qendër që mbulon krejt QSUT. Ka nevojë për 32 punonjës gjithsej. Me një fond 123 milionë lekë të vjetra për të gjitha shpenzimet. Kostoja vjetore është 960 milionë lekë të vjetra. Këtë shkruan drejtoresha e spitalit. Beqaj nuk i përgjigjet.

Në qershor të 2014, 4 muaj më pas, i çon dhe një memo drejtoresha ministrit, nuk merr përgjigje. Dhe SPAK e ka marrë në shqyrtim këtë fakt, ku shihet përgjegjësia e titullarit, pra ministrit. Mund ta fuste në përdorim atë qëndër me 963 milionë lekë. Por pastaj ia dha koncesionarit për 10 milionë euro, që në muajt e parë. Me këto euro e ndërtoje që nga e para si qëndër. Ky është dëmi. Po shërbimin e marrim, dhe shumë mirë që është bërë plan-biznesi por paguam 17 herë më shumë”.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …