Jamarbër Malltezi lirohet nga burgu

Lirohet nga qelia Jamarbër Malltezi. Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur gjatë ditës së sotme të ndryshojë masën e sigurisë ndaj Malltezit duke e lenë në ‘arrest në shtëpi’.

Lajmi u bë i ditur nga avokati Genc Gjokutaj.

“Gjykata shpalli vendimin, duke e miratuar për pjesën e zotit Berisha. Duke ndryshuar pjesën për Jamarbër Malltezi, duke caktuar masën e ‘arrestit të shtëpisë’. Kjo është një ‘gërvishtje’ sepse Jamabër Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Që kjo çështje është politike, e bëj me dije dhe në këtë faqe të kallëzimit. Keni kallëzimin dhe regjistrimin brenda një dite. Për çështje të tilla, është e pamundur që brenda një dite të dorëzohet kallëzimi dhe të regjistrohet. Gjykimi dje u karakterizua nga një gjuhë e drunjtë e prokurorisë dhe një heshtje e gjykatës”, tha Gjokutaj.

Malltezi akuzohet nga SPAK për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” në procedimin penal për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Akuza që janë hedhur poshtë nga të dy, ndërsa i kanë cilësuar thellësisht politike. Në ligjërime të ndryshme publike, kryedemokrati Sali Berisha ka argumentuar pse sipas tij, nuk qëndrojnë akuzat e SPAK. Për strukturën hetimore ka deklaruar se ka vepruar me urdhër të kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Projekti “mafioz” që shemb qendrën historike të Durrësit, banorët: Ky është dëbim!

Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. …