Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se, 12 telefona që kanë operuar për komunikim me aplikacionin SKY, aplikacion i përdorur gjerësisht nga krimi i organizuar, “kanë pulsuar nga godina e Kryeministrisë” në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Noka tha se pajisjet janë përdorur për të komunikuar me krimin dhe pret që SPAK, ose “SKAP”, siç e quan ai, të hetojë.
“12 telefona kanë pulsuar te Kryeministria. Ta shohim a do ti nxjerri SKAP-i.
Ambasadorja franceze para se të ikte është izolur gjashtë muaj sepse nuk takonte dot njeri, dilnin zyrtarët në SKY. Nuk takoi asnjeri sepse çdokush i dilte te SKY.
SKAP-i i partitë të tregojë 12 përdoruesit e SKY në Kryeministri. Qeveritarët të gjithë me SKY komunikonin, me krimin dhe drogën”, tha Noka.