Kush është ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell bëri me dije emrat e disa ambasadorëve të rinj të unionit, të do të caktohen në vendet vakante në misionet diplomatike të unionit mes të cilëve dhe Shqipëria.

Kështu, Silvion Gonzato është emërimi i përfaqësuesit të lartë të BE për të drejtuar misionin në Tiranë.

Gonzato ka shërbyer më herët si zv/ambasador i BE në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Detyrat e tij të mëparshme kanë qenë në EEAS si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin publik dhe diplomacinë publike.

Misioni i Gonzato në Tiranë pritet të nisë formalisht më 1 dhjetor 2023.

About Redaksia

Check Also

Skandali me Ambasadën në Gjermani/ Foto e spiunit rus të punësuar nga Ambasadorja e Ramës në Gjermani

Ambasada e Shqipërisë në Berlin është përfshirë në një hetim penal që lidhet me dyshime …