Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, SKAP-i ftoi edhe Bolinon si dëshmitar të rremë në dosjen “Partizani”. Berisha tha se, në vend që Bolino të marrë atë që meriton, bashkë me Ramën, për grabitjen e hapur të 5 mijë metër katrorë- tani ata rrijnë dhe e diskutojnë Bolino me Ramën nëse ishte publike apo private.
“Përveç kësaj, ka shkelje të rënda të kontratës. Është shkelur neni 5, pika 13. Mos harroni, kontrata është ligj. Shkelja e kontratës është shkelje e ligjit.
Kjo pikë thotë se qiramarrësi në momentin e përfundimit të kësaj kontrate, duhet të dorëzojë pronën të padëmtuar. Qiramarrësi me Edi Ramën e ka rrafshuar pronën, e ka zhdukur pronën që morën.
Përveç kësaj, ka një shkelje tjetër shumë domethënëse të kontratës. Bolino merr kredi, kontrata e ndalon që qiramarrësi në asnjë rast, nuk mund të rëndojë me barrë pronën objekt të kësaj kontrate. Pra, nuk mund të lërë kolateral, pronën publike.
Por Biolino merr kredi te Abi Bank, banka edhe ajo me tentakula të familjes, e dini vetë ju, zonja Rama anëtare e plotfuqishme e bordit të kësaj banke, merr pra sikur ta kishte pronën e vet private.
Të gjitha këto faktojnë se kemi të bëjmë me një vjedhje të hapur publike.
Por ka edhe një aspekt shumë interesant. Rama burgosi dhe e lë në arrest si kundërshtar politik, Jamarbër Malltezin, i cili nga prona e tij legjitime, ka marrë 408 metër katrorë pa asnjë vendim të personalizuar në një afat kohor 15-vjeçar.
Nëse Karlo Bolino do të ishte i birësuar nga familja Begeja, ai do të përfitonte jo më shumë se 408 metër katrorë.
Por binjakëzimi apo birësimi i tij me Edi Ramën, bën që Bolino të marrë vetëm nga prona e Begejave, tre herë më shumë se Jamarbër Malltezi.
Kjo pa qenë as i birësuar, as dhe pronar kurrë as Edi Rama në atë truall.
Mirëpo problemi është se këta kanë SKAP-in, të përbërë nga laro, nga një grup i organizuar kriminal, që ftojnë dhe Bolinon si dëshmitar të rremë në dosjen ‘Partizani’.
Në vend që Bolino të marrë atë që meriton, bashkë me Ramën, për grabitjen e hapur të 5 mijë metër katrorë- tani ata rrijnë dhe e diskutojnë Bolino me Ramën nëse ishte publike apo private- ju them unë se e sqarova, toka ka qenë e privatëve, një pjesë rreth 1 mijë metra ka qenë e Begejsve, pjes tjetër e familjeve të tjera. Por, familjet kur kanë bërë dokumentet për tokën, u është thënë nga bashkia se kemi në plan të ndërtojmë një gjimnaz. Dhe ato me bujari kanë hequr dorë nga kërkesat për kthimin e pronës dhe aty ka qenë në plan, siç e dini, ndërtimi i një gjimnazi.
Pra, toka e lënë nga familjet për sevap, për të ndërtuar shkollën, plaçkitet nga dy hajdutë, që nuk kanë din e imam dhe plaçkitin edhe vakëfet për t’u pasuruar vetë me tokë.
Pra ai që ka marrë nga 1 miliard e 577 milionë metër tokë të kthyera dhe të kompensuara, ka marrë 400 metër nga toka e vet, e gjyshërve, arrestohet dhe burgoset, kurse hajdutët si Rama dhe Bolino kanë marrë nga tokat e familjes së tij 3 herë më shumë tokë dhe gëzojnë 5 mijë metër tokë të plaçkitur me vendime të personalizuara”, u shpreh Berisha.
Check Also
Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë
Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …