Berisha: Ne jemi në këmbë, jemi në betejë pa kthim për t’i dhënë reston hajdutit që preku zgjedhjet

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne jemi në këmbë, jemi në betejë pa kthim për t’i dhënë reston hajdutit që preku zgjedhjet.
“Jam besimplotë te demokratët dhe i vendosur të respektoj çdo vendim të tyre.
Për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 majit, në kod dhe moral, në ligj dhe moral, mban përgjegjësi vetëm ai që vjedh.
Dita e zgjedhjeve nuk është provë force, është ditë integriteti, është garë që bazohet në ligjin e asgjësuar nga Edi Rama.
Duke thënë këtë, Sali Berisha mban përgjegjësi për çdo lloj dobësie të shfaqur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe me radhë.
Por për vjedhjen nuk ka askush përgjegjësi pse hajduti vjen dhe vjedh. JO! Përgjegjësinë e ka hajduti dhe ne duhet të mësohemi t’i japim përgjegjësinë atij që e meriton.
Dhe ne do ia japim, prandaj jemi në këmbë, jemi në betejë pa kthim, për t’i dhënë reston hajdutit që preku zgjedhjet…
Deputetët janë të ftuar pa përjashtim që të gjithë, por varet nga vendimi i tyre. Nëse nuk vijnë, janë të mirëpritur, nëse vijnë, janë të mirëpritur dhe do vijnë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ndreca i Ramës bën zhurmuesin në Komisionin Parlamentar, Vokshi e paralajmëron

Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Parlamentin e Shqipërisë. …