Berisha: Projektligji për komisionet hetimore është tipik ligji i shpellës! Po fole, prapa koke!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, projektligji për komisionet hetimore është tipik ligji i shpellës.

“Është tipik ligji i shpellës. I shpellës! Kaloi te shpella. Po fole, prapa koke.

Kjo është hapi drejt saj. Do betohem që nuk do nxjerr asnjë sekret, në qoftë se Linda te Abi Bank ka pasur aksione.

Do betohem që nuk do nxjerr asnjë sekret në qoftëse Edi Rama ka udhëtuar me dhjetëra herë me Ismailin e tij për vakanca në vende të ndryshme.

Pra, është tipik ligji i bodrumit, i shpellës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Media italiane: Pakënaqësia ndaj Ramës po tejkalon çështjet mjedisore!

Nova Lectio, një platformë mediatike italiane e fokusuar te historia, gjeopolitika dhe dinamikat sociale që …