Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama po bllokon negociatat vetëm pse Beleri nuk lejon që mafia e pushtetit të pushtojë brigjet. Berisha tha se, sot revolta po vlon në shpirtin e çdo shqiptari.
“Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet hetimore parlamentare për sterilizimin, sepse ai është bosi i sterilizimit.
Kurrë një ministër nuk mund të nxirrte kryeministrin e vendit me një gërshërë të thyer dhe me një pincë me një krah për të mashtruar publikisht shqiptarët se ja si operoheshin ju, para se muratori im të merrte sterilizimin e veglave të kirurgjisë.
Në këtë rast, Beqaj është thjesht një Lefter Kokë, kurse koka e Meduzës e vjedhjes dhe e krimit është Edi Rama.
Edi Rama nuk pranon dot komisionin hetimor parlamentar për check-upin që e ka bashkëshortja e kushëririt, që regjistron në seri shpirtra të vdekur si në defteret e Çiçikovit për të vjedhur dhe mbushur xhepat me miliona euro.
Edi Rama nuk mund të pranojë hetimin e plaçkitjes së pronave të qytetarëve shqiptarë me të ashtuquajturat investitorë strategjikë sepse është vetë një nga makutërit, një nga plaçkitësit më të mëdhenj të këtyre pronave.
Po bllokon negociatat, siç i ka bllokuar për 10 vite me radhë, i bllokon edhe tani vetëm e vetëm pse Beleri është një lloj Bollanoje që nuk lejon që mafia e Edi Ramës dhe pushtetit të pushtojë brigjet dhe tokat e banorëve të bregut. Nuk lejon. Këtu është gjithë problemi, ndaj dhe ai nuk pranon hetimin.
Qytetarë, do thoni ju fjalën tuaj. Sot revolta po vlon në shpirtin e çdo shqiptari.
Sot revolta po zien në shpirtin e çdo shqiptari.
Sot më shumë se kurrë, imagjinata e shqiptarëve punon për mosbindjen civile.
Parlamenti është bër shembulli më i gjallë, më frymëzues, më magjepsës i të gjithë atyre që janë të vendosur të angazhohen në një betejë pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi banditesk.
Edhe njëherë, seanca e gjyqit shtyhet për ditën e hënë”, tha Berisha.
Check Also
Shërbimi urban në Tiranë në koma, Bashkia s’ndërhyn se është peng i ryshfetit!
Nga Besart XHAFERRI Autobuzë urbanë të tejmbushur me kondicionerë jashtë funksionit dhe që nuk respektojnë …