Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama nuk e përmendi komisionin hetimor për McGonigal sepse ai do të tregojë se është marrë dy herë në pyetje në SHBA. Berisha tha se, Edi Rama është përgjegjës për të gjitha fajet që ka pranuar McGonigal para drejtësisë amerikane.
“Edi Rama, i cili kur rreshtoi disa nga komisionet për t’u shfajësuar, nuk e përmendi dot njërin prej tyre, komisionin McGonigal.
Ai nuk e përmendi dot, sepse ai komision do u tregojë shqiptarëve se si Edi Rama është marrë dy herë në pyetje, në hyrje dhe në dalje në aeroportin Xhon Kenedi të Nju Jorkut nga punonjësit e FBI.
Se si atij i janë kufizuar të gjitha lëvizjet, përveç një itinerari të caktuar, se si ai në një akt të pashembullt në historinë e protokollit të OKB, mikpritësit më kryesor, që është presidenti i SHBA, për herë të parë nuk e qasi në pritjen që jep për nder të kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve.
Edi Rama u përpoq të mashtrojë shqiptarët me mediat e tij, se ai meqë u ftua presidenti, nuk u ftua vetë. Kjo është një gënjeshtër e bazuar në mashtrim. U them me përgjegjësi të plotë, se në asnjë rast, protokolli i SHBA nuk e ka përjashtuar kryeministrin për shkak të pranisë së presidentit dhe janë treguar bujarë dhe kanë ftuar si presidentin, por edhe kryeministrin.
Por Edi Rama nuk u ftua me qëllim, sepse nuk meritonte se atje është person nën hetim dhe ky përbën skandal madhor ndërkombëtar.
Edi Rama është përgjegjës për të gjitha fajet që ka pranuar McGonigal para drejtësisë amerikane sepse është bashkëfajtor në shkallë të barabartë.
Nëse McGonigal ka pranuar të punojë në kundërshtim me ligjet e vendit të vet, kundër opozitës, është kërkesa e Edi Ramës kundrejt shpërblimeve që e ka angazhuar atë.
Është dijenia e plotë e Edi Ramës për gjobëvënien si grup i strukturuar kriminal Rama-McGonigal-Duçka-Neza, kanë funksionuar në Tiranë e Prishtinë dhe në Maqedoninë e Veriut dhe kushedi edhe në Bosnje.
Ju e patë, nuk e shqipëroi një fjalë, por shqiptarët duhet ta dinë. Po pse duhet të dijë drejtësia amerikane më shumë se shqiptarët për kreun e tyre delinkuent në krye të qeverisë.
Kjo nuk mund të ndodhë. Edi Rama do hetohet, do hetohet gjer më një.
Edi Rama dërgon ligjin në parlament sepse me hetimin parlamentar, i përmbyset Dubai i tij në Durrës. I përmbyset lavatriçja më e madhe e parave të drogës dhe të vjedhjes me Bitcoin në Europë.
I përmbyset pra parajsa e krimit që do të ndërtojë duke mbyllur portin mijëravjeçar të shqiptarëve dhe duke u bërë një supermiliarder mbi pronat e qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.
Prandaj ai dërgon këtë ligj, me të cilin ai de facto suprimon sovranitetin e brendshëm të vendit, që shprehet me fuqinë e qytetarëve për të kontrolluar pushtetin e qeverisë së tyre”, u shpreh Berisha.
Check Also
Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…
Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …