Krimi del jashtë kontrollit, vritet me breshëri plumbash 40-vjeçari në Lezhë

Ekzekutohet në atentat Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt (biznesmenit që u vra në prill të këtij viti).

Mësohet se 40-vjeçari Entjan Nikulaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në dalje të Lezhës, pranë aksit që lidh qytetin me Laçin. Bëhet e ditur se autorët i kishin bërë pritë në dalje të qytetit të Lezhës, pranë ujësjellësit.

Nikulaj, i cili u qëllua teksa ishte brenda në makinën e tij tip fuoristradë ML, ka humbur jetën në spital.

Deri më tani raportohet se autorët janë larguar në drejtim të Kurbinit, me një makinë tip BMW, e cila rezulton me targa të vjedhura.

Sipas burimeve makina rezulton me targa AB138HT të vjedhura me 29 nëntor në Tiranë. Më tej mësohet se një automjet i paidentifikuar është duke u djegur tek ura e tubit në Rinas pranë aeroportit, makinë kjo që dyshohet se është përdorur nga atentatorët më herët sot.

About Redaksia

Check Also

Çmimet rriten edhe përtej naftës…

Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rritje të ndjeshme në muajin prill. Sipas …