Garda përplaset me deputetët e opozitës, Berisha: Ne jetojmë në një parlament të pushtuar!

Deputetët e opozitës kanë vijuar edhe sot protestën në Kuvend. Kryetari i PD, Sali Berisha, ka nisur të flasë me një transmetim direkt nëpërmjet rrjetit social, Facebook.

Ende pa nisur zyrtarisht Kuvendi, deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë të parët në sallë, ndërkohë që janë hasur me rezistencën e Gardës, e cila ka ushtruar kontrolle në çantat e tyre.

Pas hyrjes në sallë, deputetët demokratë kanë grumbulluar karriget para foltores se Kuvendit.

Kryetari i PD, Sali Berisha nëpërmjet një video-live në “facebook-un” e tij i është drejtuar qytetarëve nga Kuvendi.

Ai ka thënë ndër të tjera se, Rama ka pushtuar Kuvendin me anë të një grushti shteti, dhe deputetët e mazhorancës i ka cilësuar si kukulla që komandohen nga padroni i tyre.

“Ne jetojmë në një parlament të pushtuar. Këta nuk janë me deputetë, shiko si rrinë, si kukulla” tha Berisha.

Berisha shton se ministrat e Ramës kanë dhjetëfishuar badigardët, të njëjtën gjë sipas tij kanë bërër edhe gjyqtarët e prokurorët, ndërsa thekson se ky vetëm parlament nuk është.

“Ministrat kanë dhjetëfishuar badigardët, gjyqtarë e prokurorë kanë dhjetëfishuar badigardët. Ky vetëm parlament nuk është”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …