Krimi del jashtë kontrollit, vritet me breshëri plumbash 40-vjeçari në Lezhë

Ekzekutohet në atentat Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt (biznesmenit që u vra në prill të këtij viti).

Mësohet se 40-vjeçari Entjan Nikulaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në dalje të Lezhës, pranë aksit që lidh qytetin me Laçin. Bëhet e ditur se autorët i kishin bërë pritë në dalje të qytetit të Lezhës, pranë ujësjellësit.

Nikulaj, i cili u qëllua teksa ishte brenda në makinën e tij tip fuoristradë ML, ka humbur jetën në spital.

Deri më tani raportohet se autorët janë larguar në drejtim të Kurbinit, me një makinë tip BMW, e cila rezulton me targa të vjedhura.

Sipas burimeve makina rezulton me targa AB138HT të vjedhura me 29 nëntor në Tiranë. Më tej mësohet se një automjet i paidentifikuar është duke u djegur tek ura e tubit në Rinas pranë aeroportit, makinë kjo që dyshohet se është përdorur nga atentatorët më herët sot.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …