Qeveria e Rilindjes nuk po rilind asgjë, aq më pak në fushën e Planifikimit Territorial dhe Urban

PROJEKT-BUXHETI 2024/ FJALA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT, GENTIAN KAPRATA

BUXHETI PER PLANIFIKIMIN TERRITORIAL

Dy janë thesaret e një shoqërie: demografia (popullsia) kombëtare – të cilën kjo qeverisje e ka shkurtuar e ngushtuar në 2.4 milion banorë (sipas skenarit më të mirë), dhe territori ku kjo demografi ushtron aktivitetet e saj jetësore: ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Çdo gjë tjetër është product i ndërveprimit të individëve, grupeve dhe komuniteteve (që formësojnë demografinë e një kombi) (i) mes njëri -tjetrit në territor dhe (ii) me vet territorin.

Me pak fjalë, nëse duam të arrijmë një mardhënie sa më natyrore, harmonike dhe në këtë kuptim edhe më productive mes këtyre dy thesareve të një kombi, na duhet Planifikimi Territorial

Planifikimi i Territorit është cilësuar nga shumë dokumente politike dhe teknike të institucioneve më të rëndësishme perëndimore: si Një Instrument Kyç Për Një Qeverisje Të Mirëveçanërisht të vendeve në tranzicion apo në zhvillim si Shqipëria.

Nëse vëzhgon, qoftë edhe me shikim të parë, projekt buxhetin 2024, dallon me lehtësi se edhe këtë vit buxhetor qeveria e Rilindjes nuk po rilind asgjë, aq më pak në fushën e Planifikimit Territorial dhe Urban. Në fakt, duhet të çuditeshim nëse ndodhte e kundërta. Tre janë karakteristikat që e specifikojnë Rilindjen, vecanërisht në cështjet territoriale dhe urbane: fasadizmi, populizmi, propaganda dhe qeverisja policore.

Nëse dy zgjedhjet e fundit, (2017/ 2021) Partia Socialiste kërkoi pushtetin si gjinkalla: me këngë e valle; në ato të vitit 2013 u prezantua, një program qeverisës për sektorin e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban, përfshirë strehimin, legalizimin, prej 406 fjalësh. Mbështetur vetëm në 406 fjalë, Rilindja:

  1. I hapi luftë ndërtimeve paleje dhe me leje të “pamoralshme”. Të gjithëve na kujtohet- besoj – se mbledhjet e para të qeverisë Rilindase, ishin për ndërtimet informale. Të gjithë ministrat, u angazhuan në vet të parë për ndërtimet informale. Por sot e dijmë se, ndërtimet informale pothuajse janë dy fishuar në numër se në volume nuk ka matematicien ta llogarisi. Mjafton të kujtojmë pallatet 7-8 katëshe paleje të ndërtuara mbi kullat me leje. Për të mos folur për qindra shtesat pa leje mbi ndërtesa 12 katëshe të ndërtuara vite më parë.
  2. Legalizoi ndërtesat dhe zonat informale falas. Në fakt, megjithëse premtoi ta përmbyllte procesin për një madat, sot në mes mandate të tretë, nuk ka bërë as gjysmën. Bile nuk ka arritur të legalizoj as aq ndërtime informale që janë ndërtuar në kohën kur kanë qeverisur vet. Megjithatë, një merritë duhet tja njohim. Qeveria Rilindjes ka legalizuar truallin në zonat e stimuluara me përparësi turizmin. As ishte parë as dëgjuar sesi një qeveri të legalizoj një gjë që ka qënë aty që para 4.6 miliard vjetësh. E bëri Rilindja.
  3. Hartoi e miratoi një Ligj për Palanifikimin dhe Zhvillimin e Territorit (ligji nr. 107/2014) që është më etatist (pushtet të përqëndruar) se Dekretit nr. 5747/1978, ‘Mbi hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve dhe fshatrave’. Edhe në Shqipërinë Komuniste nuk ishte menduar që Kryeministri të jepte leje ndërtimi pallatesh e kullash. Për këtë ligj mund të flisja shumë por po kufizohem të them se na kujtoj shprehjen Orëelliane “Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”. Po! Sepse sipas këtij Ligji Kryeministri mund të japi leje ndërtimi sipas kushtëzimeve urbanistike të ndryshme nga ato që përcakton legjislacioni sektorial.
  4. Projektoi dhe implementoi Rilindjen Urbane. Plot 2 miliard euro janë shpenzuar në një nga shpërdorimet më antilogjikë të parave publike! Program që edhe në concept ishte oksimoron. “Do ti bëjmë qendrat e qyteteve si të vendeve perëndimore, që të vijnë turistët e huaj.” Po a ka kuptim logjik që dikush të ndërmarri një udhëtim turistik për të parë të njëjtën gjë që ka në qytetin e tij!?
  5. Për milionat e harxhuara për të hartuar Planet e Përgjithshme Vendore mjafton tju kujtoj procesin e hartimit te Planit te Pergithshem Territorial te Tiranes, ku jo palët e interesuara, grupet e interest, por as vet këshilltarët bashkiakë nuk arritën të shikojnë deri ditën kur u votua. Plan që mban emrin e një arkitetikti, Plani Boeri, njësoj si Plani Ëoodëard i Detroit të 1807, Plani Haussmann të Parisit të 1853 apo Plani Hobrecht i Berlinit të 1862. Mirëpo urbanistika bashkëkohore na thotë se: ose kemi një Plan nga qytetarët, me qytetarët dhe për qytetarët: ose nuk kemi një Plan.

Dy janë synimet e përcaktuara në Programin “Planifikimi Urban” sipas Relacionit të Projekt Buxhetit, dhe të dyja vetëm riprezantojnë karakteristikat e kësaj qeverisje: fasadizëm, populizëm, propogandë.

  • Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i balancuar i territorit, duke zbutur pabarazinë rajonale, për garantimin e ekuilibrit midis interesave publike dhe private, në zhvillimin e territorit;

Qeveria që po i thërret gjithë shqiptarët të mblidhen në Tiranë që tju shesi nga një kub betoni të klientelës së saj, flet për zhvillim të balancuar; qeveria që gjithë paratë publike ja ka dedikuar Tiranës dhe qyteteve të mëdha, flet për zbutje të pabarazitë rajonale; qeveria që pasi shpërndau te ‘Investitorët Strategjik’ të gjitha pronat publike ju kthye grabitjes së tokava private, flet për ekuilibët midis interesave publike dhe private.

  • Hartimin e rregullave dhe standardeve të projektimit në disa fusha si dhe përafrimit të

legjislacionit me standatet e BE-së;

Shtylla e dytë është akoma më qesharake, qeveria më informale në botë thotë se do hartoj Rregulla dhe standarte të projektimit në disa fusha. Nuk do ta mohoj, kur e lexova këtë u gëzova. Mënyra sesi është lejuar ndërtimi në Tiranë e qytete të mëdha ka dhënë dëme të jashtëzakonshme në strukturën e banesës shqiptare. Por jo, nuk e kishin fjalën për strandaret të projektimit të banësës, por të Universiteteve. Bota ka 500 vjet me Universitete dhe nuk ka “standaret shtetërore të projektimit të universiteteve” ka libra, ku arkitektë e teoricienë të arkitekturës kanë prezantuar qasjet e tyre teorike apo praktike në ndërtimin e Universiteteve por, jo normative shtetërore.

Por qershia mbi tortë ishte synimi për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë të Be-së. Vet BE dhe gjithë perëndimi demogratik nuk ka standarte të unifikuara, ka vetëm parime. Parime, të gjitha të shkelura në legjislacionin sectorial që kanë prodhuar.

Po le të kalojmë te buxheti dhe projektet e tij. Që në fillim dallohet pothuajse barazia midis parave të dedikuara për shpenzime korrente (92 milion), që do të thotë para’ të dedikuara për rrogë e kancelari e gjëra të tilla pa asnjë product në cështjet urbane: dhe shpenzimeve kapitale (104 milion) që megjithëse konsiderohen si investime në urbanistikë, një pjesë e madhe janë për shtesa ndërtimore, pajisje zyre apo automjete për institucionet shetërore (Arshiva Qëndrore Teknike e Ndërtimit dhe Agjensia Shtetërore e Shpronësimeve).

(Lexo disa projekte nga tabela e mëposhtëve që konfirmojnë pohimin e mësipërm).

Emertimi i Institucionit / Programit Totali i Shp. Korrente Shpenzimet Kapitale
Financim i Brendshem Financimi i
Huaj
Totali i Shp. Kapitale
Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 5,672,929 27,660,492 19,444,064 47,104,556
Planifikimi Urban 92,263 104,000 0 104,000
  Aparati MIE Projekte pilot per rikualifikin e blloqeve urbane 10,000
Aparati MIE Hartimi i Planeve Sektoriale/Rajonale me tematika te vecanta 38,000
Aparati MIE Projekt per zonen e liqenit te Pogradecit (Tushemisht – Drilon) 2,500
Aparati MIE Hartimi i Standardeve të projektimit të universiteteve dhe ambjenteve të tyre plotësuese (konvikte, ambjente sportive etj.) 10,000
Bashkia Vlore Shpronsim VKM nr. 504 dt. 25.08.2021 Bashkia Vlore Shpronsim VKM nr. 125 dt. 03.03.2021 Bashkia Fier 42,000
AQTN Pajisje informatike 1,500
ASHSH Blerje mjete transporti – automjete
ASHSH Blerje pajisje per mobilimin e zyrave
ASHSH Blerje pajisje elektronike (informative -kompjuterike)
AQTN Zgjerim dhe shtese kati AQTN

Pëveç Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një institucion tjetër që ka buxhet të dedikuar në çështjet e planifikimit urban është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky institucion, prej vitesh tashmë ka ndryshuar fokusin e fushëveprimtarisë së vet, nga një institucion që zhvillon projekte për të balancuar disnivelet midis qarqeve dhe rajoneve të vendit, në një zgjatim të duarve të Kryeministrit për të uzurpuar funksione e fushëveprimtari locale qeverisëse me një dimension të fortë fasadist, populist e propogandistik, sikurse janë projektet e Rilindjes Urbane dhe simotra e saj Rilindja Rurale e njohur zyrtarisht si projekti i 100 fshatrave.

(Lexo disa projekte nga tabela e mëposhtëve që konfirmojnë pohimin e mësipërm).

FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT        53,982,868         12,962,869         11,000,000          12,050,000
/ 000 Vlera totale Viti 2022 Viti 2023 Viti 2024
Programe Zhvillimi        29,547,999           7,998,000           6,000,000            6,550,000
Rikualifikimi dhe sistemimi i Lumit Gjanica, Loti II, Fier             630,578              514,048                70,000                 46,529
Nderhyrje e integruar per permiresimin e aksesit, sherbimeve dhe rikualifikimit urban ne Zonen e Plazhit-Palase-Dryhmades             605,619              330,126                76,800               198,693
 Rikualifikim i qendrës së Corovodës (Faza II)             179,722                88,702                71,356                 19,664
Sistemim i Përroit të Llixhave, Segmenti Ura e Pazarit-Llixha dhe Rikualifikim urban i zonës             150,282                51,354                77,884                 21,043
Faza e katert e Sheshit publik para hyrjes se portit Durres             226,116                58,000                70,000                 98,116
Transformimi urban në hapësira publike kryesore          1,000,000              350,027              301,103               348,870
Ndërhyrje regjeneruesve në blloqet e banimit          1,671,071              950,000              674,281                 46,790
Investime për Infrastrukturën e tregjeve dhe hapësirave  tregtare, multifunksionale në zona model zhvillimi             400,000              100,000               150,000
Ndërhyrje në infrastrukturën turistike të aventurës, Zip line, ura të varura, Via ferrata, parqe aventure, etj             200,000                        –                40,000                 80,000
Nderhyrje ne muze dhe objekte monumente kulture             200,000                        –                40,000                 80,000
Nderhyrje ne zona sportive dhe lodra per femije “Dua te luaj”             896,599              140,442              350,000               150,000
Inkubatori i biznesit në arkitekturë dhe ndërtim në Tiranë             150,000                        –                30,000                 60,000

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …