Balla të kërcënojë kriminelët, po ja mbajti…!

Nga Petrit VASILI

Balla dhe Rama qe i kane vene zjarrin Kushtetutes, kontrollit parlamentar dhe te drejtave te opozites kane sot surrat e kercenojne.

Balla ne krye te Ministrise se inkriminuar deri ne gryke, qe ktheu Shqiperine ne Kolumbine e Europes qe rrijne perqafe me kriminelet, vjedhin vota me ta, ndajne tendera e koncesione me ta, guxon e kercenon deputetet e opozites.

Po ky Balle e Rame ne maxhorance me pafytyresine me re madhe, po me kete Ligji aktual, ngriten dy Komisione Hetimore per shkarkimin e Presidentit, ngriten gjithashtu Komision Hetimor edhe per Dik Martin etj.

Opozita kerkon ne menyre plotesisht te ligjshme dhe kushtetuese qe te hetoje per aferat me miliarda euro te tyre dhe pengohet, kurse keta edhe ne maxhorance ngrënë komisione hetimore.

Keta i bllokojne me dhune Komisionet Hetimore, sepse po ky ligj sot gjoja nuk qenka i papershtatshem.

Edhe Progres Raporti i BE per Shqiperine i vitit 2023 thote qarte e zeza mbi te bardhe:

“ Argumenti i shumicës në të dyja rastet ishte që ka nevojë fillimisht të rishikohet ligji mbi Komisionet Hetimore Parlamentare, i cili është në proces. Gjithsesi, ligji aktual mbetet në fuqi,” vëren Komisioni Evropian.

Pra ligji eshte ne fuqi dhe duhet te zbatohet detyrimisht.

Bllokimi dhe pengimi mafioz i komisioneve hetimore eshte konfirmimi absolut i aferave dhe vjedhjes monstruoze te qeverise.

Kercenimet e Balles gezojne vertet kriminelet, por nuk e shqetesojne fare opoziten.

About Redaksia

Check Also

Pse ishtë “gjë e mirë” ky lajmi i shpërndarë për Parashqevi Simakun?

Nga Adriana KALAJA Kur shoh këtë histerinë kolektive për Parashqevinë, me gjithë mirënjohjen pafund që …