Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas urdhër-arresteve të SPAK për rastin e Tiranës. Këlliçi i është drejtuar me një thirrje në rrjetet sociale mediave të paguara nga njerëzit e inceneratorëve. Ai kërkon që mediat të thyejnë censurën dhe të raportojnë arrestimet e drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Reagimi
Ende në pritje të thyerjes se censurës se mediave dhe portaleve për arrestimet e ndodhura sot në Bashkinë e Tiranës. Mediat duhet të raportojnë atë ç’ka po ndodh në institucionin më të korruptuar sot në Shqipëri.
Erion Veliaj, përgjegjësi për vdekjen e Ardit Gjoklajt, ushtari i Ndraghettës, pronari i inceneratorit të Tiranës dhe arkitekti i betonizimit dhe shkatërrimit të kryeqytetit do marrë faturën që i takon.
Dhurata e sotme për Kongresin e PS, sapo ka nisur dhe nuk do ndalet deri sa të mbërrijë në krye të kupolës së Bashkisë Tiranë…
PS: Taulant Tushen ndërkohë kemi 6 muaj që e paralajmeronim në media, që shefi i tij do e bënte kurbanin e bashkisë!
Gazeta RD