GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Vendimi është shoqëruar me tensione dhe ovacione në  sallën e gjyqit.

“Turp, turp, të korruptuar”, kanë thirrur disa nga të pranishmit në seancë, mbështetës së Belerit.

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, tha për gazetarët pas vendimit se vendimi është ndikuar dhe paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

“Çështja Beleri s’është asgjë më tepër se një kakofoni drejtësie ku teksti, muzikën, orkestrimin dhe interpretimin e realizon një autor ekskluziv – Edi Rama, kryeministër i vendit. Belerit prej 7 muajsh i privohet e drejta themelore kushtetuese e të zgjedhurit, ndërsa çdo qytetari të bashkisë së Himarës i privohet e drejta që të zgjedhin”, tha Dule.

Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe Fredi Beleri gjatë seancës dëgjimore, duke akuzuar kreun e qeverisë Rama se po e mban pas hekurave për interesa politike dhe financiare në bashkinë e Himarës.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …