Efektivi i policisë: Dy persona të maskuar më dolën para me armë…

Një efektiv policie në Kurbin pretendon se është kërcënuar gjatë natës. Në dëshminë e dhënë për kolegët e tij, ai ka deklaruar se dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë dalë para.

Efektivi ka pretenduar se ata kanë qëlluar në ajër dhe e kanë kërcënuar. Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që t’i njohë dy personat që i bënë pritë në rrugë.

Policia po heton dy pista, faktin që deklarata e efektivit mund të jetë e vërtetë, por edhe e inskenuar pasi në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja. Në Lezhë ndodhet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

About Redaksia

Check Also

Ndoci: Qytetarët shqiptarë ende pa ujë 24 orë dhe me kanalizime që ndotin lumenjtë dhe detin

FJALA E INXHINIERES, SILVA NDOCI NË TAKIMIN ME EKSPERTËT E DEP. TË INFRASTRUKTURËS NË PD …