Spahia: Rasti i Berishës provoi se SPAK dështoi të fitojë besimin e shqiptarëve!

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia deklaron se rasti i kryedemokratit Sali Berisha provoi se SPAK-u dështoi përfundimisht të fitojë besimin e shqiptarëve si një prokurori e pavarur.

Spahia deklaron më tej se nëse synojnë që me izolimin e përkohshëm të Sali Berishës të ndalin bashkimin e opozitës, e kanë gabim, pasi opozita është e vendosur në qëndrimin e tyre.

Reagimi

Rasti i Sali Berishës provoi se Prokuroria e Posaçme dështoi përfundimisht të fitojë besimin e shqiptarëve si një prokurori e pavarur. Kërkesa drejtuar parlamentit për arrestimin e liderit të opozitës pa ndjekur fillimisht rrugën kushtetuese, e kthen SPAK 33 vjet mbrapa, kur s’kishte asnjë ndarje mes partisë, qeverisë dhe gjyqësorit.

Ne, demokratët jemi përgatitur edhe për këtë fazë të sulmit. Nëse synojnë që me izolimin e përkohshëm të Sali Berishës të ndalin bashkimin e opozitës, e kanë gabim. Nëse synojnë shuarjen e protestës në parlament, frikësimin e njerëzve apo eliminimin e opozitës, janë vite dritë larg realitetit.

Ne jemi të vendosur të qendrojmë!

50 vite diktaturë na dëmtuan, por nuk na vranë genin e lirisë dhe dinjitetit.

Është koha të përsërisim vetveten, si në 1990-ën.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …