Shehaj: Të respektohet vullneti i shumicës në PD

Deputeti demokrat Agron Shehaj u shpreh sot se, Lulzim Basha ka dy rrugë, ose të largohet ose të pranojë që është pakicë brenda shumicës së re që doli nga zgjedhjet e 6 marsit.

“Demokracia funksionon nëpërmjet votës dhe respektit të shumicës. Shumica tregoi që nuk është me Bashën dhe Basha duhet të largohet për këtë arsye.

Kush pretendon se Berisha duhet të largohet ka të drejtën e tij, por duhet ta mbledhë vota për ta larguar Sali Berishën. Kush do që ta largojë le të mbledhë më shumë vota se ai dhe le ta largojë.

Kemi dy çështje që duhet të zgjidhim, çështja e parë, të bashkojmë PD. Ky problem zgjidhet duke respektuar vullnetin e shumicës. Çështja e dytë është që të fitojmë zgjedhjet, besimin e qytetarëve shqiptarë. Basha deri dje argumenti që kishte shumicën dhe tani nuk e ka më.

Shumica ka të drejtë. Pakica ka dy gjëra, ose të largohet ose të përshtatet dhe ti bashkohet shumicës” tha ai. Por a do të vendosë Shehaj që të kandidojë sërish për kryetar partie? “Kur të hapet gara do vendos”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply