Berisha: Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga jashtë Kuvendit se nuk po lejohen që të futen në sallë të gjithë deputetët e opozitës, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar. Ai tha se Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe.

“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Infermieri-milioner/ Rama bën deputetin e tij të Beratit me hotel luksoz në Qeparo

Nga Boldnews.al “Këtu kemi edhe Hysenin, ose siç e njohin të gjithë si Ceko. Ka mbaruar …