Tym dhe flakë në Kuvend, PS në panik voton përjashtimin e deputetëve të opozitës dy muaj

Pavarësisht se Garda e Republikës nuk lejoi pjesën më të madhe të deputetëve të opozitës të hyjnë në Parlament, salla e kuvendit është mbuluar sërish nga tymi dhe flaka.

Edhe këtë herë, seanca e Kuvendit u mbyll brenda pak minutash. Por mazhoranca miratoi me 74 vota në Kuvend, disa ndryshime drastike në rregulloren e Kuvendit.

Mes tyre është edhe përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi për dy muaj nëse ndezin flakadanë.

Deputetët e opozitës protestuan dhe ndezën flakadanë, por Lindita Nikolla vazhdoi me projektin e Edi Ramës.

Ndërkohë nuk është hedhur për votim marrëveshja për refugjatët me Italinë, pasi është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Berisha: Procesverbali i policisë zbulon skenarin e inskenuar nga policia dhe qeveria me turistët e ndaluar

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me grupin parlamentar, ka denoncuar edhe skandalin me …