Lubonja: Qeverisemi nga “Padrino”! Rama gjithçka e bën për të mbrojtur veten dhe bandën!

Analisti Fatos Lubonja thotë se protesta ka arritur të nxjerrë në pah përmasat e pakënaqësisë qytetare dhe nevojën për ndryshime të thella në vend.

Lubonja argumenton se, në një sistem demokratik, një protestë e tillë do të duhej të sillte një reagim politik, ndërsa mungesa e këtij reagimi tregon se ka regjim, se qeveria ka ardhur me krimin dhe qëndron për krimin.

Nuk kanë frikë nga zgjedhjet sepse thonë që kanë krimin me vete.

Rama është përgjegjësi kryesor i kësaj pune është “Padrino” gjithçka e bën për të mbrojtur veten dhe bandën sepse po i ra pushteti i bie gjithçka.

“Protesta ka qenë shumë e suksesshme në misionin e saj dhe vuri në dukje një pakënaqësi shumë të madhe popullore.

Protesta tregoi se duhet të ndryshojë shumëçka në këtë vend. Në një vend demokratik protesta mund të ishte mbyllur sepse mesazhi është dhënë sepse partia do të kishte ndryshuar kryeministrin.

Kjo protestë në këtë aspekt e ka kryer këtë mision dhe tregoi se ka regjim, se qeveria ka ardhur me krimin dhe qëndron për krimin. Nuk kanë frikë nga zgjedhjet sepse thonë që kanë krimin me vete.

Jemi në një regjim ku nuk mjafton protesta.

Banda kriminale thotë që nuk e lë dot pushtetin. Kanë krijuar përçarje dhe kanë infiltruar njerëz, në këtë situatë mendoj se protesta ndodhet para një pikëpyetjeje sesi do të organizohet, si do të shtohet numri. Këto janë sfida dhe pas fazës së parë më të vështira.

Shtimi i pjesëmarrjes është shumë i rëndësishëm, ka munguar përshkallëzimi sepse është tentuar që të flasë numri dhe jo aksionet e forta, sepse jemi para një regjimi që ka në dorë gjithçka edhe policinë.
Kudo në botë ku ka aksione force ka sindikata të organizuara dhe bllokohen rrugët apo fabrikat, Shqipëria s’ka organizma të tillë. Ky numër njerëzish ka treguar se sundohemi nga e keqja”, deklaroi Lubonja në News24.

About Redaksia

Check Also

Qytetarët ironizojnë takimin e Ramës në Pogradec: “Statistikat e qeverisë janë plot sukses”!

Në këtë ditë të 86-të të protestës, qytetarët kanë ironizuar me pankarta takimin e kryeministrit …