Berisha paralajmëron se do të publikojë kontratën Bolino-Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha Berisha paralajmëroi në konferencën për shtyp se do të publikojë kontratën Bolino-Rama. Berisha tha se, i them zëdhënësit të Veliajt, lexoje pak faqen e dytë.
“Kjo është një kontratë e asaj vjedhje dhe grabitje të tmerrshme që ka bërë Edi Rama me Karlo Bolinon me katër vendime qeveritare si në asnjë aferë tjetër në arkivat e shtetit shqiptar. Katër vendime qeveritare të personalizuara për të marrë nga familje fisnike tiranase rreth 5 mijë metër tokë, nga të cilat vetëm nga familja Begeja janë më shumë se 1500 metër sipas matjeve të sakta që janë bërë.
Po grabitja është njëri aspekt më i turpshëm i Edi Ramës. Aspekt tjetër akoma më kriminal është se si ata kanë falsifikuar të dhëna dhe kontratën.
Unë, zëdhënësit të Erion Veliajt, Bolino, që ka marrë tani rolin e Blushit, i them e ke kartolinë këtë kontratë, lexoje pak faqen e dytë të saj.
Publiku do e mësojë pas Vitit të Ri, se tani nuk e ka shumë mendjen te kontratat, mashtrimet dhe falsifikimet e Bolinos. Ngarkesa është tjetër tani, është ngarkesë pozitive…
…Tani, skapistët siç e kam thënë dhe e them janë një mburojë, janë bërë një parzmore e vjedhjes së shekullit dhe të gjithë akteve të qeveritarëve dhe lakejve të tyre.
Kështu që shanset se Bolino do përgjigjet për falsifikimin janë zero. Por ne kemi besim te gjykatësi publik. Ne i paraqesim para publikut, ndonëse një depozitim edhe mund të ndodhë.
Por siç e shihni, Skapi tani është një organizatë kriminale, e mbushur me grupe kriminale që ndjekin interesa kriminale”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama është tradhëtari më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Edi Rama është tradhëtari më …