Vokshi: Rama për pushtetin e tij nuk kursen as gazetarët dhe stafin e medias

Deputetja Albana Vokshi, anëtare e Komisionit për Rithemelimin e PD  ka denoncuar sot dhunën që Policia e Shtetit ka ushtruar mbrëmjen e së enjtes edhe ndaj medias, operatorëve që po filmonin drejtpërsëdrejti, protestën e qytetarëve për krizën e naftës në vend.

Vokshi ka sjellë pamjet që u transmetuan gjerësisht, ku njeri nga uniformat blu, godet dhe shtyn me forcë operatorin e Syri TV për të mos lejuar transmetimin direkt të momentit kur ata shtynin qytetarët protestues.

Postimi i Vokshit në Facebook

Dje, Edi Rama nuk kurseu as gazetatët dhe stafin e medias.

Dhuna policore është jashtë kontrollit. Pasi dhunuan djem e vajza protestues paqësorë, rradha i erdha punonjësve të medias.

Në video shihni momentin kur polici godet operatorin e #Syri_TV në krye të detyrës.

Dhuna është fytyra e vërtetë e Edi Ramës që për pushtetin e tij dhunon liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Për pushtetin e tij personal dhunon lirinë e medias, lirinë e fjalës dhe të drejtën kushtetuese për informimit.

Regjimi është drejt fundit!

Mos u trembni! #Rezistoni! #Protestoni!

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply