Ish-deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur për mediat gjatë tubimit të sotëm pranë shtëpisë së liderit të opozitës, Sali Berisha, ku qindra qytetar e mbështetës janë mbledhur në shenjë solidarizimi.
Këlliçi u shpreh se këto tubime janë spontane, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që sipas tij është i burgosur politik sot.
“Nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që është i burgosur politik sot. Sot kreu i opozitës shqiptare ndodhet në arrest shtëpie pa prova dhe pa u pyetur një herë. Ka qytetarë që kanë ardhur nga jashtë Tiranës, një zonjë ka ardhur nga jashtë Shqipërisë. Ata kanë ardhur të gjithë vetë në mbështetje të kësaj kauze. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që kemi kreun e opozitës në arrest sot”, u shpreh ai mes të tjerash.
Gazeta RD