Berisha: Rama peng i Gjiknurit! Të shpëtova nga djegësat, më shpëto nga McGonigal!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar, pasi një ditë më parë, Kongresi amerikan publikoi të tjera detaje nga afera Rama-McGonigal. Berisha shkruan se, Edi Rama është peng i Damian Gjiknurit dhe po përpiqet të shpëtojë nga kjo aferë.

Reagimi

Rama, peng i Gjiknurit.

Të shpëtova nga djegësat, me shpëto nga McGonigal.

Ja si po shet Rama Gjiknurin, Gjushin dhe Doshin në aferën McGonigal.

Të dashur miq, tmerri i Edi Ramës nga fjala ime vjen në fakt nga vetja e tij, procesi McGonigal në të cilin Edi Rama rezulton se në Tiranë dhe Uashington ka vepruar si grup i strukturuar kriminal së bashku me McGonigal, me Duçkën dhe Nezën. Ky proces, që zhvillohet në shkurt, ka bërë që ai te shohë çdo natë ëndërr burgun e famshëm të Ishullit Rikers dhe të tmerrohet nga sulmet e mia si dikur njerëzit primitiv ndaj fenomeneve të natyrës.

Aktualisht Rama po përpiqet të shesë, në mbrojtje të vetes, Gjiknurin për licencën që i hoqi në kundërshtim me ligjin kompanisë mikse që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës.

Rama, gjithashtu me sa duket po shet Gjushin dhe Doshin duke pretenduar se nuk është ai, por Gjiknuri që i ka prezantuar ata me McGonigal, i cili thuhet se ju ka marrë secilit nga 5 milionë euro ryshfet për t’i hequr nga lista e non-gratave.

Por a do pranojë Gjiknuri, të cilit i thotë se unë të shpëtova nga djegësat, ti do më shpëtosh nga afera McGonigal, përndryshe flakët e djegësave të të shkrumbojnë karrierën e pasuri, mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt, Rama është i pashpresë!

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …