Gjekmarkaj: Basha një shërbëtor i marrë peng!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me konferencën për shtyp të Lul Bashës. Gjekmarkaj thekson se, Lulzim Basha është një shërbëtor i marrë peng dhe se ndjen keqardhje për këtë investim të rremë.

Në reagimin e tij, Gjekmarkaj gjithashtu ironizon Bashën duke thënë se, “na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli”, ndërsa shton se nuk dinte çfarë thoshte shpesh, pasi të gjallët i vdiq dhe të vdekurit i ktheu përmbys.

Reagimi i plotë

Një konference shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai.

Na kishte marrë malli. E kërkonim në emisonet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prapë.

Nuk thoshte asgje në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh. Të gjallet i vdiq, te vdekurit i ktheu permbys.Te dhimsej në vetëposhtrimin e tij si sherbetor i marrë peng nga ambicja e tij per të mbetur dikush kur gjithmone ka qënë askush.

Shaka e fatit që kërkon reflektim të thellë që lideri nuk klonohet, nuk rritet në epruvete nuk zgjidhet për mungesën e cilësive! E kundërta do na e kishte shmangur këtë keqardhje për një investim të rremë që kemi bërë në shumë vite. I la të zhgenjyer të gjithë!

Ata që po e përdorin për cilësinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohën, mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike!

Një gjë ra në sy që nuk kishte ndryshuar paaftësia për t’u skuqur apo zverdhur!

About Redaksia

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …