Protestuesit bllokojnë rrugën e “Durrësit”, policia i përnndjek

Me qindra apo mijëra qytetarë vijojnë protestën për rritjen e çmimeve. Nga kryeministria ata u zhvendosën në sheshin “Skënderbej” e më pas në rrugën e “Durrësit”, ku u ndalën pranë Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë që një tjetër grup protestuesish i është drejtuar Zogut të Zi dhe një grup tjetër ka marrë drejtimin për nga Blloku.

Forcat e policisë janë shoqëruar protestuesit, si dhe duke krijuar një kordon në zonat përgjatë ministrive.

Edhe disa drejtues të mjeteve u janë bashkuar qytetarëve në protestë. Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria në revoltë/ Kudo protesta, të djathtë dhe të majtë bashkohen për rrëzimin e Ramës

Shqipëria është në revoltë. Protestat kanë shpërthyer nga të gjitha anët dhe ajo që dukej …

Leave a Reply