Protestuesit ulen në mes të rrugës tek ”Zogu e Zi”, bllokohet qarkullimi

Një pjesë e protestuesve të cilët ishin para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, janë shpërngulur në drejtim të rreth rrotullimit të Zogut të Zi duke bllokuar qarkullimin. Ndërsa një pjesë tjetër u ndalën pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas në rrugën e “Durrësit”.

Policia ka kërkuar shpërndarjen e tyre por një gjë e tillë nuk është pranuar nga protestuesit të cilët janë ulur në mes të rrugës, duke kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve të tjerë.

Policia është tërhequr nga kërkesa e tyre duke i lënë protestuesit të qetë për të vazhduar reagimin e tyre.

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply