Mazhoranca në panik, përjashtohen me 10 ditë Bardhi dhe Noka

Socialistët në komisionin e etikës vendosën këtë të premte përjashtimin nga punimet e Kuvendit të disa prej deputetëve demokratë.

Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat parlamentare dhe komisionet parlamentare, ndërkohë që 5 ditë janë përjashtuar deputetët Bledjon Nallbati dhe Asllan Dogjani.

Socialistët kërkuan penalizmin e deputetëve demokratë pas tensioneve në seancën plenare të së hënës dhe ngjarjeve të djeshme në komisionin parlamentar të medias.

About Redaksia

Check Also

Nga ushqimet te qiratë/ Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë

Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Qershor …