Berisha: Sot mbarë Shqipëria proteston në Tiranë kundër narko-qeverisë!

Ish-Kryeministri Berisha e ka vlerësuar maksimalisht revoltën qytetare që ka shpërthyer në të gjithë vendin kundër çmimeve abuzive të karburanteve dhe produkteve bazë, revoltë që krijoi panik tek qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

“Sot mbarë Shqipëria proteston në Tiranë! Kundër narko-qeverisë, për rritjen stratosferike të çmimit të naftës në 2.2 euro, në një kohë që në Maqedoninë e Veriut fqinje shitet me 1.3 euro; për dyfishimin e çmimit të vajit dhe të ushqimeve të tjera si në asnjë vend tjetër, as vet në Ukrainë!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

“Rroftë protesta!”, ka nënvizuar ai në fund të mesazhit, që e shoqëroi me këto pamje protestash.

About Redaksia

Check Also

Dalin mesazhet/ Tensione mes stafit të Ramës dhe deputetëve të PS

Një dokument i publikuar së fundmi, ku Edi Rama udhëzonte deputetët dhe partinë se si duhet të …

Leave a Reply