“Blick”: Kosovarët i shpëtuan zviceranët në Korab, Balla mburret në Tiranë!

Gazeta më të madhe zvicerane, “Blick” shkruan se, turistët zviceranë ishin goditur nga një ortek dhe mbetën të bllokuar.

Një zëdhënës i SHKSHMK, Kushtrim Susuri tha se më pas zviceranët u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë me një helikopter të KFOR-it.

I gjithë operacioni i komplikuar zgjati 15 orë.

Por edhe pse kosovarët shpëtuan çiftin zviceran, meritat nxitoi t’i merrte ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla.

Gazeta shkruan se ai vizitoi çiftin zviceran në spital, prej nga vlerësoi operacionin e suksesshëm të shpëtimit.

Balla tha se gjithkush duhet të ketë besim te shqiptarët dhe besa e tyre.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …