Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kur përmenda emrin e ministrit kriminal Taulant Balla, skapistëve u ra pika! Berisha tha se, udhëtimi sot ishte si në roman.
“Të dashur miq, kur përmenda emrin e Taulant Ballës aty, u ra pika!
Kur përmenda emrin e ministrit kriminal, që i ka dalë emri në regjistrime, i ka dalë emri në dëshmitarë në salla gjyqi se ka porositur vrasje dhe mbrohet nga skapistët e krimit.
I ka dalë emri se është direkt i implikuar në vrasjen e avokatit.
I ka dalë emri, i kanë dalë regjistrimet, të cilat kolegët e skapistëve i kanë djegur me urdhër se nuk e dinë se cili është ky Taulanti.
Taulant Bego, njeriu i cili vodhi të dhënat e TIMS për t’i eksportuar në databejzat e armiqve tanë.
Njeriu i cili shoqëroi 54 herë për çantën e kokainës, Taulant Begon në udhëtimet nëpër botë, duke përdorur pasaportën diplomatike.
Sapo përmendi emrin e tij, thashë edhe njëherë, aty sikur hynë në elektroshok. Përfunduan.
Por, miqtë e mi, do t’u them të vërtetën, gjeta aty njerëz të terrorizuar, të terrorizuar në një shkallë që ju nuk mund ta besoni.
Gjeta njerëz të terrorizuar nga krimet e tyre.
I pyeta, keni marrë ndonjë leksion nga McGonigal ju apo jo? I pyeta sepse aty në zyrat e tyre, kishte zbarkuar Edi Rama, McGonigali, Luftar Hysa nga Sinaloa.
Aty qarkullonin hijet e Behar Bajrit, Denis Bajrit.
Aty qarkullonin hijet e vrasësve serialë, thasët dhe çantat të mbushura me para krimi.
Ishte pra një udhëtim si në një roman”, tha Berisha.
