“Vrasës i Demokracisë”! Rama largohet i rrethuar nga Garda (Foto)

Seanca në Kuvend zgjati vetëm 11 minuta pasi deputetët e opozitës bllokuan sërish punimet.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vetëm sa kaloi për miratim me shpejtësi ligjet në rendin e ditës.

Deputetët socialistë ngritën kartonat mes zhurmës në sallë. Kurse opozita bllokoi foltoren me disa pankarta.

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmën e gardistëve në momentin që deputetja Vokshi tentoi të afrohej drejt tij me një pankartë në duar; “Vrasës i Demokracisë”.

About Redaksia

Check Also

Ushtarit të Ramës në Gjykatën e Lartë i ka mbaruar mandati/ E mbajnë aty për të liruar Veliajn

Belind Këlliçi Personat që garantojnë drejtësinë për qytetarët shqiptarë, sigurisht dalja në këto aktivitete, jo …