A do të thirret Rama në SPAK për çështjen “McGonigal”? Dumani: Nuk i përgjigjem kësaj pyetje!

A do thirret kryeministri Edi Rama në SPAK për tu pyetur për çështjen “McGonigal”? Pyetja iu drejtua nga media kreut të SPAK Altin Dumani, i cili zhvilloi këtë të enjte një takim me studentë në universitetin e Shkodrës.

“Nuk mund të përgjigjem për pyetje të caktuara”, u përgjigj Dumani.

“Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti që ka dhe në një moment do ti duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Ne jemi te ndjeshëm ndaj asaj që ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt e vitit të kaluar dhe deri para 2,3 muajsh kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e ‘McGonigal’ dhe gjithë kritikët duhet të ndjehen të zhgënjyer se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar”, shtoi.

I pyetur se në çfaë është hetimi për Ilir Metës, ai tha se vetëm se është “çështje nën hetim dhe nuk mund te jap të dhëna”.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …